Zgjedhjet 2017 – Emigrantët në Itali më pak të interesuar për të votuar në Shqipëri

Emigracioni

Emigrantët shqiptarë në Itali janë të zhgënjyer nga politika shqiptarë, për këtë arsye interesi i tyre është shumë i pakët për të ardhur në Shqipëri dhe për të shprehur vullnetin e tyre.

Gazetarja e Ora News në Romë, Alba Kepi thotë se një arsye tjetër që interesi është i ulët është se 25 qershori është pranë periudhës së pushimeve  dhe ardhja e emigrantëve  në Shqipëri brenda një periudhe të shkurtër kohë është një kosto e madhe ekonomike.

Sipas gazetares edhe mediat italiane i kanë kushtuar vëmendje zgjedhjeve në Shqipëri, duke shkruar se vota në këto zgjedhje është një votë për Europën.

/Oranews.tv/