Nuk ka më mirë për këtë Lëvizje që po ecën me hapa të shpejta. Janë parimet demokratike brenda kësaj lëvizje si dhe Platforma e saj që po përqafohen nga dita në ditë. Sot kjo strukture e re me ide dhe një vizion të qartë për kë do socialist hapi zyrën e saj në Athinë, për nga përmasa një zyre e vogël por me një zemër të madhe. Inagurimi i zyrës përkon me themelimin e Degës së saj në Athinë duke krijuar edhe strukturën e kësaj lëvizje që për nga vetë emërtimi thotë shumë.
Është shpresa e shumë socialistëve që mbështetën lëvizjen ZGJIDHJA për një Parti Socialiste më të mirë, më të respektuar dhe të spastruar nga çdo gjë që është në kundërshtim me parimet demokratike. Ajo lindi si një domosdoshmëri brenda PS, dhe jo si një hakmarrje, duke bërë një histori më vete për politikën shqiptare.
Në tre ditët e fundit në Lëvizjen ZGJIDHJA u antarësuan mbi 200 anëtarë, ku rreth 80 për qind janë socialist, duke filluar në këtë mënyrë zyrtarisht antarësimin pranë kësaj lëvizje të re.
Me një mirkuptim nga qendra, sot Dega e Athinës do luajë provizorisht rolin e saj si një Koordinator për mbarë Greqinë në organizimin dhe shtrirjen e Degëve të saj në mbarë Greqinë.
Nga kryesia e kësaj degë në Athinë mësohet se ditën e shtunë në qytetin e Hania dhe të Iraklios të Kretës do të themelohen degët e Lëvizjes ZGJIDHJA. Ne mezin e muajit prill pritet që të ngrihen edhe dy Degë të saj në qytetin e Selanikut dhe atë të Patrës. Gjithashtu pritet që së shpejti edhe Lëvizje të tjera të kalojnë pranë Lëvizjes ZGJIDHJA, kjo konfirmohet nga pjesëmarrja e vete kryetarëve të saj.
Kjo të bën të kuptosh se kjo Lëvizje brenda strukturës së Partisë Socialiste duhet marrë seriozisht, duke lënë mënjëanë shakatë edhe ndonjë ironi të kreut të PS./Focus News.al/