Media Italiane “La Stampa”, referuar Partisë Demokratike të Italisë denoncon zhdukjen e 15 emigrantëve. Sipas saj, nga 41 emigrantë të transferuar në Gjader, tani kanë mbetur vetëm 25.
Eurodeputetja Cecilia Strada, pas një inspektimi, e përshkroi situatën si “një ferr krahasuar me qendrat italiane” dhe një “shpërdorim të turpshëm.”
“Ndërsa gjithë vëmendja ishte përqendruar te vdekja e Papa Françeskut, qendra e Gjaderit në Shqipëri po boshatisej. Askush nuk do ta kishte marrë vesh nëse Cecilia Strada, eurodeputete e Partisë Demokratike, nuk do të kishte kryer një inspektim të ri të shtunën dhe të dielën e kaluar. Pamja që del nga inspektimi është një “përzierje dhimbjeje, dëshpërimi dhe shpërdorimi që është vërtet skandaloze dhe të bën të ndihesh i turpëruar”, shpjegon Cecilia Strada, shkruan La Stampa.
Duhet të jeni i futur që të postoni një koment.