Kakavijë: Bllokimi i emigrantëve pritej nga Ministria e Shëndetësisë, por….

126

FOCUS NEWS/ Bllokimi i emigranteve në kufi për ditë të tëra e gjeti shtetin shqiptar fare të papërgatitur por mbi të gjitha dikasterin përkatës, atë të shendetësisë edhe pse kishte marrë mesazhe të qarta se do të ndodhte kjo gjë.

Bllokimi nuk ka të bëjë as me Turqinë dhe as personalisht me kryeministrin e shtetit shqiptar, por ka të bëjë me paaftësinë e Ministrisë së Shendetësisë. E themi këtë në se duhet të kishte ndjekur ngjarrjet në vendin fqinjë lidhur me rikthimin e pandehmisë do ti kishte marrë masat më para se emigrantët të udhëtojnë për në vendin fqinjë për testimin e coronavirusit.

Mos kordinimi midis dy vendeve te dy dikastereve solli ngjarrje te hidhura por edhe me viktima, aq sa edhe sot vazhdojnë pritjet e gjata në kufi.

Në Greqi shikojmë se ky vend ka një përhapje shqetësuese të pandehmisë, aq sa vetëm dje pati 224 raste dhe pesë vdekje, nga ana tjetër po teston edhe edhe qytetarët e tij që vijnë nga ishujt apo nga pushimet, para se të largohen nga limani duke njoftuar për të respektuar detyrimisht 5 gjera kryesore.

Greqia kishte kohë që njoftonte se do të ketë një fluks rritje të kësaj pandehmie dhe nga ana e saj po bllokonte ishuj dhe po mbyllte restorante dhe hotele, gjë që nuk u vu re nga askush.Pra është një veprim që ben ky shtet për të ruajtur shendetin e qytetareve te tij në parandalimin e mëtejshëm të coronavirusit.

Por pyetja shtrohet se çfarë i pengoi këto dy vende fqinjë për një bashkëveprim të përbashkët për një njoftim, apo një zgjidhje e mundshme që emigrantët shqiptarë të mos torturoheshin për 3-4 ditë në kufi, një bashkëveprim që mori jetën dhe një fëmijë 10-vjeçar nga një aksident në fshatin Bularat, një fëmi që po priste në radhë.E keqja ndodhi dhe këtë e di vetëm shpirti i atyre emigrantëve, të moshuarve apo femijë e gra, një ngjarrje që askush nuk do ta deshironte dhe jo më ta jetonte. Por e keqja ndodhi…

Një fëmijë humbi jetën, ja morrën atë atij ende pa e jetuar…

Shteti shqiptar duhet të nxjerrë mësime nga ngjarrja e ditëve të sotme. E themi këtë se kemi Ministri Shendetësie apo dhe atë të ashtuquajtur të Emigracionit, që në këtë rast dështuan. Për mendimin tonë zgjidhja më e mirë e emigrantëve është që të kthen në shtëpitë e tyre dhe të ndjekin udhëzimet e fundit që ka nxjerrë vendi fqinjë për testimet ndaj coronavirusit dhe me pajisjen e ketij dokumenti udhëtojnë drejt Greqisë.

Po e përsërisim në se kishte bashkëpunim midis dy vendeve në këtë drejtim nuk duhet të ishte jetuar kjo dramë që përjetuan emigrantët.Le të jetë një tragjedi e fundit me mendimin se shteti shqiptar do të marrë masa që këto të tilla tragjedi në kurriz të emigrantëve të mos përsëriten, pasi jeta e tyre ne radhe u ka shkuar.