Përpjekjet e dëshpëruara të bariut 45-vjeçar për të shpëtuar kafshët e tij para se të humbiste më në fund jetën nga zjarri në Velestinë janë regjistruar nga kamera e televiyionit komb;tar grek ERT.
45-vjeçari është në agoni duke u përpjekur të bëjë diçka për të çliruar delet brenda një fushe të rrethuar me tym të dendur që mbulon zonën dhe flakët po afrohen.
Përpjekje të dëshpëruara
Në video, reporteri i ERT-së dëgjohet duke iu referuar burrit dhe përpjekjeve të dëshpëruara që po bën për të shpëtuar tufën, madje duke thënë se “do të djegë veten”.
Pak më vonë, shihet një burrë i dytë, i cili thuhet se është vëllai i tij, duke i bërtitur që të kthehet prapa. Në pamjet e fundit, 45-vjeçari fatkeq duket se ka kaluar gardhin dhe po zhduket në tym.
“Isha duke i bërtitur të linte delet”
Në buletinin kryesor të lajmeve, gazetarja e ERT-së, dukshëm e prekur ka bërë një referencë për fatkeqin.
Kamera e ERT ka kapur momentin kur ai po përpiqej të shpëtonte delen e tij dhe vëllai po e tërhiqte. Sapo kuptova dhe identifikova njeriun që po bërtisnim të dilte prej andej sepse do të digjej”