Zoti kryeministër a është korrupsion që Beqaj i dha Beqës 85 milionë lekë?

Korrupsion Kryesore

tenderi ne focua-2Shpëtim ZINXHIRIA / Zoti kryeministër vendi po vidhet nga njerëzit e kabinetit tuaj, dhe nga ana juaj ka një heshtje të plotë. Vidhet nga dita në ditë, aq sa është e pabesueshme për popullin shqiptar, aq sa asnjë prokuror nuk ka kurajon të fillojë hetimet, edhe pse ky paguhet nga taksëpaguesit shqiptar. Por sikur të mos mjaftojë kjo ju vetë zoti kryeministër kërkoni të mbuloni skandalet e kabinetit tuaj qeveritar, aq pak ditë më parë Ju u thatë shqiptarëve nëpërmjet “News 24” se, në qeveri nuk ka asnjë ministër të korruptuar, dhe se ndokush nga ne ka për ta ndonjë gjë duhet t’i drejtohet organit të drejtësisë. Pra kjo ishte përgjigja juaj, një përgjigje që askush nuk mund ta besoj, pasi e verteta qendron ndryshe. Mos jeni aq i sigurtë për ato qe thoni, ju këtë gjë e dini më mire se kushdo, mos na bëni kaq naive, mos shpërdoroni besimin e emigrantëve dhe mbarë popullit, votën që ju dha për një të ardhme më të mire. Ju po na zhgënjeni…
Tenderat e ndryshme të dhëna në mungesë të një transparence po tregojnë se askush nuk mund të ndalë dot këto vjedhje masive të drejtëpërdrejtë.
Qeveritë janë kalimtare ato vijnë dhe shkojnë duke vjedhur dhe masakruar ekonominë e vendit, duke lënë nga pas në mjerim të plotë popullin e shumë duruar. Mediat për ditë publikojnë skandalet me figure dhe zë, duke u mbështetur me fakte konkrete në dokumentat zyrtare. Po a mjafton kjo kur një popull fle gjumë akoma?
Edhe një deklaratë e deputetes së OPOZITËS, Arbiola Halimi po trondit mbarë opinioin shqiptar, duke deklaruar se: “Korrupsioni i ministrit Ilir Beqës është i larmishëm dhe i shtrirë në shumë fusha. Një nga faktet më skandaloze është rasti kur ai vetë, drejtpërdrejtë i ka dhënë firmës së tij INTECH plus, 85 milionë lekë, për instalimin e një programi tek Fondi i Detyrueshëm i Sigurimeve Shëndetësore.
Eshtë një nga tenderat më të parregullt që kanë konstatuar audituesit, pasi jo vetëm kanë gjetur mungesë dokumentacioni, por firma e themeluar nga Ilir Beqa, ishte ofertuesi i vetëm.
Për më tepër, në krye të bordit të këtij Fondi, ai që merr vendimet, është vetë Ministri, Ilir Beqa.
Sipas burimeve zyrtare, edhe pse në këtë rast Beqa, i dha me firmën e tij, 85 milionë lekë firmës së tij, Intech plus, shërbimi as nuk është ofruar.
Sistemi i kontabilitetit Oracle, për të cilën Beqa i dha Beqës 85 milionë lekë, nuk funksionon.
Vjedhje e hapur, paratë janë dhënë, puna nuk është bërë.
Me gjithë këto rekorde skandaloze korrupsioni, Ilir Beqa vazhdon të fitojë zemrën e Edi Ramës i cili e ka caktuar së fundmi dhe kordinator për matjen e punës së qeverisë.
Sipas standardeve të kampionit të korrupsionit, punë e mirë është kur vjedh shumë dhe kudo.
E vërteta është se puna e këtij ministri, e kësaj qeveria duket qartë dhe e njohin mirë gjithë qytetarët e vendit.
Tani i takon qytetarëve të bëjnë vlerësimin e tyre”.
Të gjitha partitë opozitare, sindikatat apo të gjitha organizatat e ndryshme të vendit po bëjnë sehir në një kohë qe duhet të sensibilizonin për të ngritur në këmbë mbarë popullin, i cili për nga indiferentizmi mund të futet në “Librin e Madh të Ginës”, si një popull indiferent dhe i kënaqur.
Të këqiat e këndij vendi vetëm një Zot mund t’i ndalojë…