Nafta, Basha: Shqipëria e para ne Ballkan, e gjashta në Europë

Ekonomi

nafta ne focus-2Lulzim Basha reagon për çmimin e naftës, fajëson Qeverinë Në tregjet ndërkombëtare, nafta ka pësuar një rënie drastike që pak është ndjerë në tregun e brendshëm shqiptar. Kjo duket se ka nxitur edhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha që të reagojë përmes rrjeteve sociale, duke fajësuar për këtë situatë Qeverinë.
basha 2“Pa koment nga buletini i hajdutërisë qeveritare: Ja renditja e vendeve me naftën më të shtrenjtë për ditën e sotme. Shqipëria e para në Ballkan, e gjashta në Europë”, shkruan Basha.
Kreu i opozitës e shoqëron këtë reagim me dy tabela, njëra që tregon çmimin e naftës në Ballkan dhe tjetra në gjithë Europën. Në Ballkan, vendi ynë me çmimin 1,217 për litër kryeson listën, ndërsa në Europë radhitet i gjashti pas Maltës, Britanisë së Madhe, Norvegjisë, Islandës dhe Italisë.
Megjithatë, Qeveria thotë se çmimi më i lartë i naftës në vendin tonë në krahasim me vendet e rajonit, shpjegohet me mënyrën e mbledhjes së disa taksave, të cilat vendet e tjera të Ballkanit i kanë veçmas, ndërsa Shqipëria i vendos tek nafta.