Sulejman ABAZI / Në të gjithë botën ushtarakët i qëndrojnë besnik kodit të tyre të nderit, që lidhet me betimin për t’i shërbyer atdhut dhe kombit. Ky është një fenomen që përfshin edhe ushtarakët dhe ish ushtarakët shqiptarë.
Mbajtja e premtimit, e fjalës, demostimi publikisht i frymës atdhetare me të cilën jemi edukuar në profesionin tonë, na jep të drejtën morale të jemi përherë në shërbim të së vërtetës.
Ku është morali i betimi të oficerit tek ju zoti Nishani?
Na turpëron dhe na ul kokën me këto marrëzi, pasi oponioni shqiptar me të drejtë veç të tjerash, ju vlerëson si një ish ushtarak.
Ju na keni fyer rëndë si ish ushtarakë, duke mbajtur një qëndrim diskriminues ndaj Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare.
Ju keni dekoruar dhe rehabilituar emra kriminelësh, të cilët kanë përlyer duart e tyre me gjakun e njerëzve të pafajshëm, të njerëzve që kanë vrarë.
Ju keni dekoruar me sadisfaksione shumë të larta njerëz të pamerituar, njerëz që mbajnë përgjegjësi ligjore në drejtimin e politikës dhe të shtetit shqiptar.
Ju keni dekoruar njerëz në listë, pa pjesmarrjen e mediave duke iu shmangur opinionit shqiptar.
Së fudi bëtë dekorime spektakolare, duke sjellë në vëmendjen e opinionin kompaninë “400” E drejta kushtetuese e Presidentit, na bën të pranojmë vendimin tuaj, por ajo që na çudit, është fakti se me siguri, si mijëra të tjerë, juve në atë kohë keni pasur bindje të tjera për këtë formacion diversantësh, të cilët kanë bërë krime në Shqipëri.
Me këto veprime në këtë fund mandati, sido që të veproni nuk ja bëni dot “me sy” politikës së SHBA-ve. Kësaj politike as i bie ndërmend për ju
A e këni pyetur veten, pse opinion i shëndoshë shqiptar ka dhe shpreh kaq mllef ndaj vendimeve tuaja?
Kujt ja faturoni ju vrasjet e njerëzve të pafajshëm që janë bërë nga këta kriminelë të kohës?
Ju kujtojmë se mirditorët dhe Mirdita janë gjallë, janë ata që kanë të dashurit e tyre të vrarë nga dora kriminale. Ndue Pjetër Gjon Marku, kryetari i Komitetit të Maleve, (Pjetër Mstakuqi në filmin Operacioni Zjarri), mban mbi shpinë vrasjen e Prenda Kolës, duke lënë 2 fëmijë jetim. Emrat e të vrarëve të pafajshëm nga bandat kriminale të kohës janë të shumtë. Rehabilitimi dhe dekorimi i njerëzve që kanë vrarë, kërkon prej juve të na tregoni edhe moralin tuaj në këtë fajësi. Cili është morali i Presidentit në këto dekorime?!
Pas vrasjeve kriminale, Ju me këtë akt personal, u keni bërë pushkatimin e dytë Bardhok Bibës, heronjve të tjetë të Mirditës dhe njerëzve të pafajshëm.
Ju i hidhni me papërgjegjëshmëri benzinë zjarrit të urrejtjes midis shqiptarëve, të asaj urrejtje që politika e injektoi në këto 25 vite midis popullit shqiptar.
Ju po provokoni rëndë opinionin shqiptar me këto dekorime bajate. Ku ju çon kjo situatë, a e pyesni veten ndonjeherë?
Deformimet që i keni bërë të drejatve kushtetuese të Presidencës ju ngarkojnë me përgjegjësi.
Ne ish ushtarakët ende këmi mbetur krenar për profesionin tonë dhe për gjithçka që kemi bërë në shërbim të vendit tonë, duke iu përmbajtur kërkesave të betimit, të kodit tonë të nderit, duke ruajtur karakterin dhe personalitetin tonë, edhe në kushte diskriminimi total nga partia të cilës ju i shërbeni me militantizëm. Në qëndrimin tonë çdo herë është ndjerë përgjegjësia për të mbrojtur interesat e vendit, duke dhënë një kontribut modest në ruajtjen e vlerave pozitive të shoqërisë.
Ju keni kaluar dy poste shumë të rëndësishme në karrierën tuaj politike, po kjo nuk do të thotë se keni qënë më i miri. Interesat partiake ju hapën rrugën, ndoshta në mënyrë të pamerituar. Paaftësia juaj për të qenë përfaqësues i unitetit të shqiptarëve sipas Kushtetutës, vërteton militantizmin tuaj partiak. Ndoshta po lakmoni edhe ndonjë post të tretë pas këtij mandati për shërbimet që i keni bërë partisë tuaj.
Ju keni shkelur me dashje kodin e nderit të oficerit.
Çfarë ka ndohur me ju zoti Bujar? Çfarë ka ndryshuar në bindjet e karakterit, personalitetit dhe të betimit në ish profesionin tuaj?
Bëni çfarë të doni në këtë fundmandati, por ju nuk kthehni dot në kohë. Koha juaj ka pësuar një zvetënim ekstrem.
Figura juaj publike dhe koha juaj kanë shpërbërë pa diskutim njëra tjetrën.