60

Shpetim Zinxhiria /

Ano Kipseli nje nga zonat me te banuar nga shqiptare dhe afrikane, nje zone ndoshta problematike per policine, por vrasja e sotme nuk ka lidhje fare me kete.

Me te marre lajmin vajta te vendi i ngjarrjes dhe nga shqiptare qe jetonin ne pallatin nr.5 rruga Parnithas, ku 36-vjecari u gjend i vrare, mesuam se ai ishte vrare prane deres se pallatit ne oren 1 te mengjesit te sotem, ne kryqezimin e rruges Makri dhe Parnithas.

Porta e pallatit hapej dhe mbyllej nga shqiptare, gje qe te thote se viktima mund te jete vrare para deres se shtepise se tij. Zona Ano Kipseli nuk eshte me larg se 2.5 km nga “Sheshi Omonia”

Ne policine e Kipselit qe mbulon kete zone na thane se nuk jane te njohur me detajet rreth kesaj vrasje, pasi kompetencat per hetimin e krimit jane ne kompetencat e Policise Qendrore e Athine, (GADHA), ne Leoforo Aleksandras. Per kete kontatova ne lidhje telefonike me perfaqesuesin e policise shqiptare ne Selanik, pasi ne Athine prej muajsh nuk ka, si dhe jam ne pritje mos ndoshta marrim nje informacion me shume

Pak vone policia njofton se 36-vjecari ishte babai i nje femije si dhe tifoz i skuadres se AEK-ut, por ne asnje rast nuk ka qene shqetesues per lagjen por as te kete patur lidhje me krimin…

Deri ne kete cast ende nuk behet i njohur emri i tij.