Aksident në Itali, humbin jetën dy shqiptarë

75

Një aksident rrugor natën e kaluar në përgjatë autostradës A14 në pjesën midis Molfetta dhe Bitonto në zonën e Barit në Itali, ia ka marrë jetën dy të rinjve dhe ka mbetur i plagosur një i tretë.

“La Republica” shkruan se viktimat janë dy shtetas shqiptarë, një burrë dhe një grua që jetonin në Emilia Romagna. Ata  udhëtonin me një ‘Renault Clio’ në drejtim të Barit. Mediat italiane shkruajnë se drejtuesi shqiptar i mjetit fluturoi jashtë saj në momentin e përplasjes, ndërsa gruaja mbeti e mbërthyer brenda. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të bërë të mundur nxjerr e trupit të pajetë të saj.