Akulli më i vjetër dhe më kompakt i Arktikut po shkrihet

Bota Mjedisi

Akulli më i vjetër dhe më i trashë i Arktikut ka filluar të shkrihet duke krijuar një rrugë ujore në veri të Grenlandës.

Shkrirja e akullit duket se shqetëson shkencëtarët, sepse edhe pse zona zakonisht ri e ngrire gjatë gjithë vitit, fenomeni i cili nuk është regjistruar deri më tani është zbuluar dy herë këtë vit për shkak të erërave të ngrohta dhe valëve të nxehtësisë që kanë ndodhur në hemisferën veriore. Deti në bregun verior të Grenlandës është pothuajse gjithmonë i ngrirë dhe kjo është arsyeja pse ajo është përshkruar si “epoka e fundit e akullit”, duke menduar se do të ishte rajoni i fundit që t’i rezistonte efekteve të një planeti më të ngrohtë