Alarm i kuq për golin, Dosti: Ja pse nuk shënon Partizani

80

Kaleb Ekuab është sulmuesi i fundit që ka arritur që golat e shënuar në kampionat për Partizanin të jenë me numra dyshifror, pikërisht 17 gola ne sezonin 2016-2017. Ish-sulmuesi kampion i Partizanit në sezonin 1992-1993, njëkohësisht edhe fitues i “Këpucës së Artë” në atë edicion, Edmond Dosti, në një analizë të shkurtër për “Panorama Sport” tregon shkaqet pse kampionët në fuqi vuajnë në këtë edicion në fazën sulmuese. 

Në rrëfimin e tij, ai zbulon edhe një prapaskenë merkatoje, ku sulmuesi që është prezantuar te Teuta, Idelinjo Kolubali, ia ka rekomanduar Partizanit që në nëntor, por që drejtuesit nuk e morën në konsideratë, ndonëse ishte ekonomik në aspektin financiar.

Analiza e Dostit për sulmin

“Ju më pyesni, pse vuan Partizani në sulm. Po e nis nga paraqitja e fundit e skuadrës në miqësoren me hungarezët e Honvedit, ku gjithçka përkufizohet më një fjali: Trajneri i ri, zakon i vjetër.

Nuk kam asgjë personale me trajnerin e ri që ka ardhur, por me atë që po tregon ekipi në këtë sezon dhe pikërisht me sulmuesit që janë afruar. Për mua, arsyeja pse Partizani vuan në gjetjen e golit, ka të bëjë thjesht me faktin se skuadra nuk ka lojtarët e duhur në fazën sulmuese.

Nuk janë të duhurit, madje nuk mund t’i quaj as ‘pyka’ të mirëfillta. Ata luajnë të gjithë me shpinë nga porta dhe si të tillë nuk mund të quhen sulmues “pykë”. Që këtu kuptohet pse vuan Partizani në fazën përmbyllëse të aksioneve. Pastaj problemi i mungesës së golit zbret më poshtë, ku mungesa e një organizatori është thelbësore”.

“Ka kohë që ‘bërtas’ se ekipi ka nevojë për një fantazist, pasi mesfushorët, sa do të mirë që të jenë në rolet e tyre, nuk mund ta plotësojnë këtë boshllëk. Merkatoja nuk ka rezultuar e qëlluar në verë dhe thuhet se po kërkohet të riparohet në janar.

Nëse drejtuesit nuk gjejnë dot një sulmues kalibri siç ishte Kaleb Ekuban, është e kotë që të shpenzojnë, kështu që më mirë të vijojnë me këta lojtarë që kanë.

Në nëntor u rekomandova sulmuesin që është prezantuar së fundmi te Teuta, por drejtuesit nuk e morën në konsideratë. Le të shikojmë se kush ka pasur të drejtë me Kolubalin, i cili ishte me parametër zero.

(ANALIZËN  E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”)