Blushi në Parlament : Rama do të fusë në burg Metën

1103
beni -1Deputeti Ben Blushi është rikthyer kritikave në Kuvend ndaj kryeministrit Edi Rama.  Në fjalën e tij, Blushi tha se në 1 mijë ditë në pushtet, Rama 100 ditë ka bërë selfie, 200 ditë ka qenë në avio, 300 ditë në stadium dhe 400 ditë në burg.

Por deklarata bombë e Blushit ishte paralajmërimi se Rama do të fusë në burg Ilir Metën dhe kjo sipas tij do ndodhë para zgjedhjeve.
Deklarata e Blushit në Kuvend:

Qe ta spjegoj kete ceshtjen burgut se e di qe shume njerez do habiten.

Edi Rama eshte marre shume me burgjet. Pjesen me te madhe te ketij 400 diteshi qe ja ka dedikuar burgjeve, ka futur ne burg ata qe nuk paguanin energjine dhe ata qe ndertonin ndonje mur pa leje. E mbani mend kur thoshte burg burg burg, pa pushim. Dhe kete premtim e mbajti. Me sukses. Disa njerez vdiqen per shkak te kokefortesise se tij te njohur per te mbajtur fjalen e dhene.

Megjithate do isha i padrejte sikur te te mos e thosha te verteten deri ne fund.

Nje pjese te madhe te kohes qe ai ia dedikoi burgut nuk e harxhoi vetem per te futur njerez ne burg. Ai edhe ka nxjerre disa njerez nga burgu dhe kete merite duhet tia njohim. Edi Rama ka nxjerre disa shoke nga burgu. Ka nxjerre deputete, kryetare bashkish njerez qe kane perdhunuar dhe kane vrare me doren e tyre. Ata sot jane aq te lire sa mund ta votojne dhe ta duakstrokasin reformen ne drejtesi duke i dhene asaj shijen dhe dimesionin e pritshem nga gjithe nderkombetaret.

Por Edi Rama nuk ka bere vetem kaq.

Me bindjen se burgu sherben per te nxitur reformat, gjate ketyre 400 dite pune e perditshme ne sherbim te sherbimit te burgjeve ai ka arritur te binde edhe nje njeri se nuk do ta fuse asnjehere ne burg: ky eshte Ilir Meta.  Dhe kam pershtypjen se kete premtim Edi Rama do ta mbaje me korrektese. Deri diten kur Rilindja te hyje ne zgjedhje.

Megjithate ky nuk eshte me problemi im.

meta ne burg-4