Deputeti Ndocaj, thirrje emigrantëve: Të marrin në dorë fatet tona !

731

letra e hapur e deputetit Ndoci

Focus News / Me anën e një video prej 10 minutash, publikuar edhe në rrjetin social ne facebook, deputeti Eduar Ndocaj njëkohësisht edhe kryetar i Partisë Emigracioni Shqiptar ka  reaguar mbi zhvillimet e Samitit të Diasporës ku simbas tij, ka Samit ishte vetën një fasadë ku organizuesit u tallën me emigrantët e futuar nga gjitha bota. Deputeti ka bërë kritika të ashpra ndaj ministrit të jashtë lidhur me emërimet në konsullatat tona në Itali, si dhe në takimin e tij zyrtar në Turqi pa flamurin shqiptar. Gjithashtu ai u bën thirrje emigrantëve që të votojnë Partinë e Emigracionit.

Ndocaj lidhur me këtë Samit thotë:

“Para disa ditësh ishte takimi i Samitit të Diasporës i organizuar nga kjo qeveri, ku si koncept ishte si disi e jashtëzakonshme, por ajo që ndodhi në të vertetë ishte  një fasadë e përdorur nga ministri i jashtëm, nga djali i Sul Bushatit. Jo vetëm që nuk u respektua Emigracioni dhe Diaspora por u tallën totalisht me të ftuarit që kishin ardhur nga të gjithë anët e botës. Takova njerëz nga Kandaja, Amerika , Australia, Londra, por edhe nga gjithe Europa për këtë Samit, sepse menduan se kjo qeveri e kishte seriozisht me Diasporën, por jo. Fakti është i hidhur, sa mund ta quajme edhe tronditës se me paturpësinë më të madhe ministri dhe kryeministri dolën dhe u thanë se në 2017 nuk ka zgjedhje në Diasporë, pra ne nuk kemi të drejtë të zgjedhim dhe të zgjidhemi, kjo simbas kryeministrit tonë aktual.

Duke shkelur totalisht të drejtat e njeriut si dhe Kushtetutën e Shqipërisë, duke shkelur hapur ligjet haptaz pa asnjë llojë preokupimi, kjo qeveri i mohon përsëri votën emigrantëve, duke u tallur në këtë Samit”

Më pas deputeti Ndoci është ndalur te ministri i jashtëm në emërimet që ky ka bërë në konsullatat tona në Itali duke theksuar se :

“Mund ta quaj të dështuar totalisht se në këtë Samit foli vetëm kryeministri, foli djali i Sul Bushatit, që për 50 vjet na ka mërzit jetën i jati, pra kemi nje ministër të jashtëm parazit, ku i arrestojnë shoferat e ministrisë se jashtme duke çuar abetare shqipe në emigracion. Kur vjen në Romë ky ministër tallet me gjithë emigrantët e italisë duke i ftuar dhe duke mos i preferuar për ti takuar ti ndigjoj ata. Ky ministër në të gjitha konsullatat ka zgjedhur njerëz të korruptuar, sekser dhe hajdut dhe këtë e demostroi konsullata e Milanos me një bandë hajdutësh dhe kriminelash, shkatërruan ekonominë e shqiptarëve duke u marur me dhunë lekët e tyne se nuk u jepnin pasaportat , u jepnin certifikata martesore fallco. Ky është ministri i jashtëm që po drejton dipllomacinë tonë, një ministër i jashtëm që shkon në takim ne Turqi pa flamurin shqiptar, e urren sulltani turk por shikoj se edhe ministri urren flamurin shqiptar në takim zyrtar.

Mendoj se emigrantët nuk duhet të bien viktimë e këtyre maskarrenjëve, emigrantët duhet të ngrejnë zërin e të marrin situatën në dorë, se ka ardhur koha që të marrin situatën në dorë. 25 vjetë demokraci, gjoja demokraci se nuk është demokraci, se  jemi akoma ne vitet 1992 ku akoma kërkohet azil politik në Europë, ku shqiptarët janë pa punë, pa bukë, pa drita pa uje, pa bagëti se u ngodhin, pa lopë se tani ky ministri i LSI i quan lopë të PS dhe lopë të PD.

Pra dhe lopët i ndajnë me parti, pra mendini se ku ka arit menaxhimi që edhe lopët po nuk qenë me partinë socialiste, apo me partinë demokratike apo të Ilir Metës, nuk mund të vaksinohen”.

Lidhur me partinë e tij deputeti Ndocaj si dhe kryetari i Partisë së Emigracionit u bën thirrje emigrantëve që të marrin në dorë fatin e tyre duke thënë:

“Të dashur emigrantë unë kam shumë vite që po lubojë për vitën e emigrantëve në të gjithë institucionet e BE , SHBA , po edhe me dy senatorë që pata takim u tregova se qeveria aktuale eshte qeveri jo legjitime se janë zgjedhur nga 10% e popullsisë, ku 60% u mohohet e drejta kushtetuese e votës. Unë mendoj se ka ardhur koha që ju të mendoni për 2017 individualisht, që do të thotë të vini dhe të votoni lëvizjen e emigracionit ku do të jetë e zgjeruar në të gjitha vendet e BE, në Angli, SHBA. Mendoj se ka ardhur koha të marrin në dorë fatet tona , të zgjedhim njerëzit tonë në Parlamentin Shqiptar. E kemi të drejtën e votës e ta marrim me zorr, se atë nuk do të na e japin kurrë, sepse në këtë mënyrë që kanë zgjedhur janë tallur se në 2013 ky kryeministër premtoi në të gjitha takimet që bëri në Europë, se shqiptarët brenda 300 ditëve të para të qeverisjes do të kenë votën e lirë. Tani na del se nuk na qenka pjekur kushtet akoma që vota e emigrantëve të arihet se nuk arihet dot. Pra kjo qeveri, këta individë këta njerëz të paaftë, ashtu si edhe qeveritë e mëparshme nuk i dhanë këtij kombi por vetëm e shkatërruan , siç ka ndodh edhe herët e tjera ku emigracioni dhe diaspora kanë vendosur dorën në politikë, edhe për ne ka ardhur koha që t’u kërkojmë llogari këtyre palaçove, të marrim pushtetin, t’u japim vendin e duhur ku e kanë merituar këtu e 25 vite dhe ti japim popullit atë qe e meriton, ti japim demokracinë.

Kjo vjen falë vetëm emigrantëve dhe diasporës. Nuk do të arihet kurrë në se emigracioni nuk do të zgjohet nga gjumi dhe të marri fatin e tij që i ka munguar në këto vite.

Prandaj ju bej thirrje që të mos ngelemi akoma viktimë e tyre duke bërë foto në takime zyrtare që këta bëjnë, si ky takimi i fundit i turpshëm i Samitit të Diaspores që foli vetëm kryeministri dhe nuk u ndigjua zeri i asnjë emigranti, nuk u ndigjua zëri i shumë emigrantëve që kishin marrë mundimin të vinin në Shqipëri, për ti kërkuar llogari kësaj qeverie, për ti kërkuar të drejtën e votës, të pensioneve që shteti grek dhe italian nuk ja ka dhënë akoma. Për ti kërkuar llogari konsullatave që nuk funksionojnë…