Greqi/ Gati pasaportat dhe dokumentat për aplikimet deri më 4 mars në Athinë

Emigracioni Greqi

Ambasada shqiptare në Athinë njofton se kanë mbërritur Pasaportat dhe Kartat ID për aplikimet e kryera deri në datën 4 mars 2022.

Dikur emigrantët prisnin 5-6 muaj për tu pajisur me pasaportë, ne radhe me orë të tëra përball një shërbimi të padëshiruar dhe në duart e sekserve, duke zbrasur xhepat, ndërsa sot falë stafit të ri gjithëçka që ndryshuar për një sherbim sa më të mirë. Kjo i dedikohet padyshim punës së palodhur dhe fisnike te ambasadores sonë Luela Hajdaraga që tashmë ka kthyer buzëqeshjen emigrantëve tanë.

Është kjo ambasadë që gjithmonë komunikon dhe njofton bashkëatdhetarët tanë lidhur me terheqjen e pasaportave dhe të kartave te idenditetit.

Edhe për këtë muaj ajo njofton për tërheqjen e dokumenteve biometrikë, mund të paraqiteni pranë sporteleve të Zyrës Konsullore nga e hëna deri të enjten, nga ora 09:00 deri në orën 14:30, të premten 09:00-14:00.

Gjithashtu Ambasada sqaron se janë postuar të gjitha dokumentet për aplikimet e kryera deri në datën 4 mars 2022, për të cilat pranë Zyrës Konsullore është dorëzuar deklarata përkatëse.

Gjithashtu ambasada sjell në vëmendje të gjitha kartat ID të tërhequra me postë janë të pa aktivizuara elektronikisht, për rrjedhojë ato nuk mund të përdoren në shërbimin bankar në Shqipëri.