E nis me fitore Kombëtarja jonë për moshat 16-vjeçare

658

futbolli -1ALBERT RUDAJ  /  Një turne ndërkombetar drejtuar nga UEFA që zhvillohet këto ditë në Shqipëri, për moshat 16-vjecare, ku marrin pjesë ekipet kombëtare të Shqipërisë, Malit të Zi, Qipros dhe Armenisë. Ndeshjet do zhvillohen nga dt 1-8 Maj në qytetet e Durresit dhe të Tiranës. Sot ekipi ynë përfaqësues korri një fitore bindëse dhe me gola, përball ekipit të Malit të Zi me rezultatin 3-1. Manaxheri i ekipit kombetar z. Alban Bushi u vu në drejtim të talenteve 16-vjeçar Shqiptarë. Mbas fitores së sotme të ekipit tonë, ndeshja e radhës do jetë ajo e zhvilluar në Tiranë në Stadiumin Qemal Stafa, ditën e dielë kundër Armenisë. Golat për ekipin tonë u shënuan nga Renato Këndezi (2) dhe Klejdi Balla. Ndërsa ndeshjen e fundit ekipi përfaqesues për U-16 do ta zhvillojë përsëri në Stadiumin Qemal Stafa kundër ekipit përfaqesues të Qipros.

Formacioni

Qirko në portë

Bellaji, Kastrati stoper

Bushaj, mbrojtës i majtë

Konci, mbrojtës i djathtë

Lika, Cikani dhe Kondeli në mesfushë

Zenuni, Harruni, Këndezi në sulm