Kalendari i javës së 30-të: Ndeshjet luhen në dy ditë, ja oraret e sfidave !

149

Superiorja këtë javë do të luhet sërish në dy ditë.

Ndeshjet do të ndahen të premten dhe të shtunën. Kështu, më datë 19 të premeten, në fushë do të zbresë Tirana e cila në kryeqytet pret Vllazninë.

Pas disfatës me Teutën, bardhebluve nuk iu lejohen hapat fals për të mos komplikuar rrugën drejt titullit kampion, ndërkohë nga ana tjetër shkodranët, vazhdojnë të mbeten në pozicionin e play-out dhe pikët i kanë të nevojshme.

Po të premten, do të luhet edhe ndeshja mes Flamurtarit dhe Partizanit.

Të kuqtë u çliruan pas fitores së thellë 8-1 ndaj Luftëtarit dhe do të kërkojnë vazhdimësinë për të arritur në Kupat e Europës. Ndërkaq, vlonjatët tashmë janë të rrëzuar matematikisht dhe pikët nuk kanë më vlera.

Ndërkohë, tre ndeshjet e tjera do të luhen ditën e shtunë. Kukësi udhëton në një transfertë delikate si Laçi. Verilindorët luajnë me objektivin e tre pikëve të plota për të vendosur nën presion Tiranën.

Sakaq, Bylis pret Skënderbeun.Një sfidë e cila u luajt edhe para pak ditëve për llogari të Kupës, ku fitues dolën ballshiotët. Mbetet për t’u parë nëse do ia dalin të përsërisin suksesin. Ndeshja e radhës është ajo mes Luftëtarit dhe Teutës, me durrsakët që do të kërkojnë vazhdimësinë në transfertë. /Vipsport.al/

Të premten:

17:00 Tirana-Vllaznia

17:00 Flamurtari-Partizani

Të shtunën:

17:00 Luftëtari-Teuta

17:00 Bylis-Skënderbeu

17:00 Laçi-Kukësi