Ekspertët : Dietat mund t’ju çojnë në depresion

665

Ekspertët paralajmërojnë se heqja dorë nga karbohidratet dhe zëvendësimi i tyre me dieta më pak kalorike ndikon edhe në gjendjen e ankthit dhe ndryshimin e humorit.

Dietologia australiane, Lyndi Cohen thotë se mungesa e karbohidrateve bën që emocionet të ndryshojnë në mënyrë drastike.

“Kur truri juaj nuk merr mjaftueshëm, apo nuk prodhon mjaftueshëm nga këto kimikate, mund të shkaktojë depresion, i cili është një nga arsyet kryesore për të mbajtur një dietë të balancuar që përfshin të gjitha grupet e ushqimeve”,- tha ajo.