Emigracioni: 2.300 refugjatë nga Turqia mbrijnë në ishujt grek brenda një jave

93

Sulltani mbytë e Greqinë me refugjatë. Nga e hëna deri SOT të premten numri i refugjatëve të ardhur nga Turqia arriti në 2.323, duke alarmuar qeverinë Micotakis .

Mediat greke raportojnë se karakteristikë e rritjes së fluksit të trafikut janë numrat e regjistruar nga e hëna në mesditën e vonë të së premtes. Në veçanti, Lesvos janë regjistruar 1,414 emigrantë, Chios 345 dhe Samos 564. Në total,në të tre ishujt janë regjistruar 2.323 refugjatë , në një kohë kur shqetësimi ka filluar të “ziejë” për shëndetin e këtyre njerëzve dhe kushtet e tyre të jetesës.

Sigurisht, barra më e madhe ishte në ishullin Lesvos, të Premten u vendosë  439 persona, ndërsa 228 të hënën, 275 të martën, 225 të mërkurën dhe 247 të enjten.

Qeveria  e Greqisë i bën thirrje Ankarasë të marrë masa për parandalimin  e qarqeve të trafikantëve, të cilët shtyjnë rreth Greqisë 1000 migrantë në ditë