Erdogan fajëson Francën për terrorizëm

124

Një sulm i ri kundër Francës dhe Emmanuel Makron ka bërë Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. Duke folur në provincën e Denizli, presidenti turk akuzoi Francën për mbështetjen e terroristëve duke “pritur ata në Elise”, duke iu referuar iniciativës së qeverisë franceze për të mbështetur Forcat Demokratike të Sirisë (SDF).

“Përderisa ju i ushqeni këto terroriste, Perëndimi do të zhytet,” tha ai.

Pak ditë më parë, në takimin e tij me një delegacion të Forcave Demokratike Siriane, Makron tha se donte të luante një rol ndërmjetësues midis Turqisë dhe Forcave Demokratike të Sirisë dhe sipas një zyrtari kurd, premtoi pas përfundimit të takimit që të dërgonte trupa në Sirian Manipitz për të mbështetur koalicionin arab kurd.