Orban i bën thirrje BE-së t’i paguajë gardhin

Rajoni

Hungaria ka kërkuar që të paktën gjysma e miliarda eurove të shpenzuara për të mbrojtur kufijtë e saj të rimbursohen nga fondet e BE.

Kemi shpenzuar mbi 1 miliard euro për mbrojtjen e kufijve. Ne jo vetëm që e mbrojmë veten, por edhe Evropën. Të paktën gjysma e kësaj shume do të rimbursohet, “tha kryeministri hungarez Viktor Orban, në një video të postuar në faqen e tij në Facebook. Më parë të premten, Kancelarja gjermane Angela Merkel kishte ardhur në Bruksel me një kërkesë të re për vendet e BE-së, për të mirëpritur refugjatët dhe për t’i dhënë fund kritikave nga shtetet e tjera anëtare.