Flet kreu i FSHSHG, Edmond Guri: Në se votojnë emigrantët, Shqipëria do të hyjë në një faze të re

Emigracioni

Modi-votimet

Kur ishte në opozitë, një nga 10 premtimet e zotit Rama ishte midis tyre edhe ajo që emigrantët të votonin në vendet e tyre ku ata punojnë dhe jetojnë. Një premtim që do raalizohej në 100 ditët e para të Qeverisë Rama, por siç dihet ende mbetet premtim.

Emigrantët e ngritën këtë problem edhe në takimin e fundit që Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë z. Ilir Meta në Athinë, ishte Edmond Guri, kryetar i Federatës së shoqatave Shqiptare në Greqi, që i ka kërkuar edhe një interpelancë në Kuvendin e Shqipërisë. Por si një force e madhe në emigracion jo paqëllim janë lënë jashtë pjesëmarrjes politikem pasi pjesëmarrja në votime në vende ku punojnë dhe jetojnë do të sillte padyshim edhe një ndryshim të madh në fushën politike, ku të ndigjohej zëri i tyre, zëri i emigrantëve. Për hir të vertetës sot një ish emigrant gjendet në Parlamentin shqiptar, ndoshta edhe rastësisht.

Focus News u gjend në ambientete e Federates se Shoqatave Shqiptare lidhur me të drejtën e votimit të emigrantëve në Greqi dhe për këtë zhvilloi një bashkëbisedim me kreun e saj z. Edmond Guri. (video)

Edmond Guri fillon bisedën duke thënë : “Një nga pikat kryesore si dhe një nga premtimet e bëra nga çdo qeveri shqiptare këtu e 25 vjet është e drejta e votës së emigrantëve. Është një e drejtë që rrjedh konventa kushtetuese, si dhe konventa ndërkombëtare. Dimë që janë shumë shtete në rajonin tone, të cilët u kanë mundësuar diasporës së tyre të drejtën e votes, siç kemi Turqinë që nuk i ka privuar të drejtën e votes bashkëatdhetarëve të tyre. Kemi Kroacinë një shtet me reforma të fuqishme kohët e fundit, ashtu siç po aplikohet reforma në drejtësi marrë por nga modeli i Kroacisë. Gjithashtu kemi edhe një shtet ish në Bashkimin Sovjetik, Gjeorgjinë, ku ne më këtë komunitet kemi marrëdhënie të shkëlqyera dhe mësojmë prej tyre, pavarësisht mënyrës së votimit, çdo zgjedhje kombëtare që bëhet në këtë shtet, shtatsit gjeorgjian jashtë shtetit të tyre votojnë në konsullata apo ambasadat e tyre…

Si federate jemi munduar gjithmonë në rrugë ligjore të jemi pranë emigrantëve në rrugë demokratike, i kemi i kërkuar qeverisë shqiptare të marri në considerate kërkesën tone siç është ajo e drejtës së votes. Sa kemi pare në këtë konteks si para dy vjetësh edhe sivjet në takimin e që kemi patur me përfaqesues të shtetit shqiptar të zhvilluar në amabasadën shqiptare në Athinë, me ministrat Bushati, Tahiri, apo edhe me kryetarin e Kuvendit z. Meta.

Ne kemi të dokumentuara edhe disponojmë shkresa derguara ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, drejtuar sekretarit dhe për dijeni ministrit Bushati, më 6/03/2016 (nr.prot.076) ku midis të tjerash ka qenë edhe ajo e drejtës së votës së emigrantëve. Një dokument tjetër mban datën 24/04/2016 (nr.prot 085), ku i drejtohemi ministrisë së punëve të Jashtëme dhe asaj të Brendshme.

Por një pyetje kryesore që ne i drejtoheshim me anën e shkresave tona ishte e drejta e votës që pamvarësisht ne aparencë u diskutua si një mundësi e mundshme, ne konstatojmë dhe i drejtojmë një payetje se me sitemin aktual pa patur një miratim të kodit zgjedhor është e pamundur e drejta e votes për ne emigrantët, pra diasporën shqiptare, pasi sipas Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë nr10019-datë 29/12/2008 9ndryshuar me ligjin nr.74.2012) neni 1 pika 24-25 dhe nenit 44 pikat “d” dhe “dh” emigrantët përjashtohen nga e drejta e votës.

Pyetja është si do veproje shteti shqiptar në këtë rast?

Ado dëshirojë politika shqiptare, pozitë dhe opozitë që më në fund ti jepet e drejta e votes shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë Republikës së Shqipërisë?

Pyetjes se a ka mundësi që edhe shqiptarët të votojnë nga Greqia, Z. Guri u shpreh se:

“Aktualisht mënyra më e mire e të votuarit do të ishte ajo e formës elektronike, sot aktualisht teknollogjia ka arritur një nivel të kënaqshëm të sigurisë së lartë dhe transparent. Kjo formë do të ja mundësonte me një kosto miniale të drejtën të ushtrimit të votes të gjithë diasporës shqiptare. Ne sot nuk jemi më emigrant, por jemi diaspore. Shumë mire për këtë mund të vendosen kutit e votimit në konsullata ose edhe në disa pika te tjera siç është ambient i Federatës të konfirmuar, si dhe pika të tjera pot ë konfirmuar ku mund të adresohen shtetasit shqiptar për të votuar.

Mundësia për të votuar është dhe ne themi se po, si dhe është lehtësisht e arritëshme, pavarësisht dëshirës apo mundësis së shtetit shqiptar, vullneti dhe dëshira që ka diaspora për të ushtruar të drejtën e votes është e madhe.

Jam i sigurtë në se shteti shqiptar të ulet dhe të kërkojë ndihmën e diasporës ju siguroj që brenda një kohë rekord çdo gjë do të zgjidhet, natyrisht dhe kostoja financiare do të sigurohet nga diaspora”.

Lidhur me pyetjen se cili do të jetë roli i emigrantëve në këtë drejtim, kreu i federates tha:  Në se votojnë emigrantët, Shqipëria do të hyjë në një faze të re, do të ketë një ndryshim të ndjeshëm për të mire, pasi ishte diaspora ajo që id ha mundësinë shtetit shqiptar të marrë statusin e kandodatit për në BE. Dhe këtë ju a them me plot bindje se ishim ne që promovuam kulturën, traditat dhe vlerat tona shqiptare, ishim ne me lartësitë dhe aftësitë tona, duke shkëlqyer në çdo sector të jetës sonë ku ne kemi jetuar. Duke përcjellur mesazhin e parë, që shqiptarët janë njerëz me tradita të stërlashta duke e përcjellur më së miri, duke i treguar botës se nuk jemi si ata njerëz të zinj, ashtu siç na kanë paraqitur mediat botërore, për dobësi të shtetit shqiptar. E theksoj në mungesë të kontaktit me diasporënshqiptare, prandaj me forcat tona mundëm të bindnim konkretisht popullin mik grek, si edhe shtetin grek se jemi njerëz europian me tradita dhe origjinë te hershme…”/ focusnews.al/