Greqi: Shqiptari i denuar me burg të përjetshëm del i pafajshëm.

100

Një nga gjyqet e rrallë të ndodhura në Greqi. Bëhet fjalë për shqiptarin Nikolla Vreka i cili qendroi në burg dy vite e gjysëm me akuzën për trafikim të drogës. Sot Gjykata e Shkallës së Dytënë Patra njëzëri ka nxjerrë të pafajshëm 47-vjeçarin Nikolla Vreka. Ai u dënua më 2017 me akuzën e trafikimit të 832 kg kanabis. Akuza kundër tij ishte ngritur më 2013, por u arrestua katër vite më pas në 2017 kur u ndodh për tjetër arsye në komisariatin e policisë. Por…akuza kundër tij ishte mbështetur pasi ju gjeten shenjat e gishterinjëve mbi nje gotë plastike qe u gjend në portbagazh të makinës.

Gjatë qendrimit në burg shqiptari boti pese libra ne shqip dhe në greqisht. I lirë sot por hidhërimi qendron edhe pse eshte jashtë hekurave.

Në një intervistë për televizionin ANT, Nikolla nga i denuar në i pafajshëm tha: “Besoj ne drejtësinë greke ashtu si besoj te Zoti. Kur me arraestuan më thanë që je baron një diçka të tillë, sa mbeta i ngrirë në kangjella. Më thanë se ke bërë import hashashi aq sa u çmenda kur ndigjova. Kur më thanë “isovia”-burgim i përjetshëm sa nuk vdiqa. Në se nuk je një qenie i fortë mbytesh atje brenda”

Avikati Mihalis Mitrokalis lidhur me kete tha se “qytetaret e ketij vendi duhet te kene besim te drejtesia, te gjyqtaret grekë. Edhe në se bëhet një gabim e verteta do te qendrojë”

Shqiptari për qendrmin në burg kërkon me te drejtën e tij zdemtimin ekonomik nga shteti grek për vuajtjen e padrejte te denimit ne burgun grek