Greqia ne dhjetor debon edhe 591 emigrante. Per 2017 jane debuar 11.296 shqiptare

197

 

Greqia per muaj dhjetor i kthen Shqiperise 591 emigrante, sipas nje njoftimi policise greke ne faqen zyrtare te saj me 9 janar te 2018.

Sipas planit për trajtimin e migracionit të parregullt, policia vendase ka kthyer per muajin dhjetor edhe 1.412 emigrante te kombesive te ndryshme per ne vendet e tyre. Në kurriz të këtyre emigranteve te vendeve të treta kanë qenë  vendimet e dëbimit për hyrje të paligjshme në Greqi. Si gjithnje numri më i madh i të kthyerve eshte me kombesi shqiptare me 591 persona, Pakistani 273, Algjeri 107, Iraku 87, Gjeorgjia 57, Irani 39, Bullgaria 28  dhe Turqisë 26.

Është vërejtur se gjatë vitit 2017 jane kthyer gjithsej në vendet e tyre 19. 096 emigrante prej tyre 11.296 me shtetesi shqiptare

Dëbimet e emigrantëve shqiptarë gjatë muajve si më poshtë:

 janar       717.

shkurt     503

mars       867

 prill       1.005

maj         971

qershor  1.019.

korrik      875

gusht       872.

shtator     869

tetor      1.008

nendor 1.099

dhjetor    591

Që nga fillimi i vitit Greqia ka kthyer ne Shqiperi 11.296 shqiptar.