India: Më shumë se 100 të vdekur nga përmbytjet vdekjeprurëse

72

Më shumë se 100 vetë kanë vdekur nga përmbytjet shkatërruese që goditën qytetin Kerala në Indi, ndërsa të paktën 150,000 janë zhvendosur.

Qyteti i Keralës përballet me një krizë “jashtëzakonisht serioze”, siç theksoi Pinaraj Vujayan, kreu i qeverisë lokale. Më shumë se 500 ushtarë janë mobilizuar në zonat e prekura.

Të gjitha rrethet janë në gatishmëri të plote, pasi presim reshje të reja të forta gjatë 24 orëve të ardhshme”, tha zëdhënësi i Qendrës së Përgjigjeve të Katastrofave në Kerala.

Rruget  hekurudhore dhe ajrore janë pezulluar dhe mijëra shtëpi janë dëmtuar seriozisht ose janë shkaterruar. Me ndihmën e helikopterëve autoritetet evakuojnë viktimat e përmbytjeve që kanë gjetur strehim në kulmet e shtëpive të tyre.