Italia: Gjobë për punëdhënësit që punësojnë emigrantë ilegal

154

Punëdhënësit në Itali që punësojnë emigrantë të parregullt do të përballen me një gjobë prej 1.398 eurosh. Ky sanksion është pjesë e një dekreti të ri të nënshkruar nga disa ministra kryesorë.

Dekreti u nënshkrua nga Ministri i Brendshëm Matteo Salvini, së bashku me Ministrin e Drejtësisë Alfonso Bonafede, Ministri i Ekonomisë Giovanni Tria dhe Ministri i Industrisë Luigi Di Maio. Dekreti i ri ka për qëllim të ndihmojë zbatimin e Direktivës së BE 2009/52, e cila kërkon “standardet për sanksionet dhe masat kundër punëdhënësve që punësojnë emigrantë të vendeve të treta që qëndrojnë ilegalisht.

Rregullorja e botuar të hënën në Gazetën Zyrtare të Italisë përcakton kriteret për përcaktimin e kostos mesatare të kthimit. Duke përdorur këto kritere, zyrtarët llogaritur se kostoja mesatare për riatdhesim ishte 1,398 euro në vitin 2018. Të ardhurat nga sanksionet 60 për qind do të shkojnë në buxhetin e shtetit pëpr riatdhesimin e emigranteve te paligjshëm, si dhe 40 për qind  në fondin social për punësim dhe trajnim për të siguruar programe të integrimit social për emigrantët dhe të miturit e pashoqëruar. Sanksioni i ri do të hyjë në fuqi më 2 mars.