Këshill franko-gjerman për mbrojtjen evropiane

505

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, presidenti francez, Emmanuel Macron dhe shumë ministra nga dy vendet do të mblidhen të enjten në Paris për një këshill të ministrave franko-gjerman, të përqëndruar kryesisht mbi ndërtimin e një Evrope të mbrojtjes, njoftoi Elizeja, ndryshe Pallati Presidencial francez.

Ky këshill, një manifestim i ri i unitetit që kërkon të tregojë Berlini dhe Parisi në skenën ndërkombëtare, do të mbledhë ministrat e Punëve të Jashtme, të Punëve të Brendshme, të Punës dhe të Mbrojtjes, që do të zhvillojnë punime dypalëshe.

Por, pika e fortë e këtij takimi do të jetë një mbledhje e këshillit franko-gjerman i mbrojtjes dhe sigurisë, i drejtuar nga Emmanuel Macron dhe Angela Merkel, me temë qendrore lufta kundër terrorizmit.