Kryetari i Unionit te Gazetareve Shqiptare braktisi takimin e organizuar nga AMA me drejtuesit e Komisionit Parlamentar Per Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik

Aktualitet

Arsyeja pse Kryetari i Unionit te Gazetareve Shqiptar braktis takimin e organizuar nga AMA me drejtuesit e Komisionit Parlamentar.

Deklarata e Kryetarit te UGSH-se Aleksander Çipa ne takimin, prej nga u largua ne shenje detyrimi dhe respekti per organizaten qe drejton

Tirane me 11.05.2018

UGSH ishte njoftuar prej Autoritetit te Mediave Audiovizive per nje takim me drejtues te organizatave te gazetareve, drejtues te Komisionit Parlamentar per mediat si dhe perfaqesues te larte te institucioneve publike per te trajtuar çeshtjet shqetesuese qe lidhen me informalitetin dhe problemet e marredhenieve te punes ne media.
Nga drejtuesit e Unionit ishte konfirmuar pjesemarrja.
Mirepo, ne axhenden e takimit te sotem te organizuar prej AMA-s, ndersa ishin renditur organizatat e vjetra dhe te reja, mungonte Unioni i Gazetareve Shqiptare, organizata me e zeshme ne komunitetin e gazetareve profesioniste te vendit dhe me aktivja ne mbrojtje dhe denoncim te situates kritike ne te cilen kalojne sot gazetaret e vendit. Per kete takim, zoti Çipa kishte pergatitur seriozisht nje diskutim me sugjerime konkrete dhe kerkesa ligjore te argumentuara. Mirepo, ne keto kushte kur organizatoret e AMA nuk e konsiderojne UGSH ne axhenden zyrtare te takimit, kryetari i Unionit, duke u kerkuar ndjese per vonesen, te pranishmeve ju drejtua me kete reagim:

Deklarimi i kryetarit te UGSH-se, Aleksandër Çipa

-Faleminderit per ftesen! Se pari ju kerkoj ndjese per vonesen, por per shkak te pjesemarrjes ne Konferencen nderkombetare te OSBE, per mediat ne Europen Juglindore, ku kisha perfaqesimin tim ne emer te organizates.
Se dyti dhe qe eshte me e rendesishme, po shoh qe ne axhenden tuaj, ku figurojne organizata te vjetra dhe te reja, mungon Unioni i Gazetareve Shqiptare. Une jam drejtuesi i kesaj organizate e cila eshte me e madhja ne vend dhe me aktivja e 11 viteve te fundit ne jeten e komunitetit te gazetareve.
Ju nuk mund ta shperfillni organizaten time ne kete menyre.! Ne detyrimin tim ndaj dinjitetit dhe kontributit qe ka Unioni i Gazetareve, une po e nderpres qendrimin tim ne kete takim. Zoterinjte organizatore nuk duhej ta benin kete gabim. Kerkoj ndjese para jush zoterinj drejtues te Komisionit te Medias dhe kolegeve paneliste si dhe pjesemarres ne kete takim, por qendrimi im eshte detyrim ndaj organizates sime. Eshte organizata me kontribut te rendesishem, e vetmja referente per raportet periodike qe publikojne organizatat nderkombetare dhe autoritetet qe indeksojne lirine e gazetarit ne Shqiperi. Per kete arsye ne jemi paraqitur edhe ne nje seance degjimore prane Komisionit te Medias si dhe kemi pasur kontakte institucionale. Une po shprehem se shperfillja e UGSH eshte e papranueshme. Per kete arsye po largohem. Me deklarimin e prere se ne mendojme se koha e konstatimeve ka kaluar. Raportime dhe denoncime kemi bere e po bejme. Tani eshte koha e ndryshimit dhe shembjes se kesaj gjendjeje. Por ne kushtet kur ju cenoni dhe shperfillni aktoret me te rendesishem, kjo nuk vlen. Ne kushtet kur ju keqperdorni parimin e barazise dhe abuzoni me meriten e perfaqesimit, une po shkoj. Ne emer te dinjitetit dhe detyrimit qe kam per organizaten se ciles i perkas, po largohem. Diskutimin tim do ta publikoj pasi i besoj shprehjes “scripta manent”. Mirupafshim!

Zyra e shtypit
Unioni i Gazetareve Shqiptare