Meta në Vlorë: Fuqia më e madhe e kombit janë ëndrrat e të rinjve

528

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka marrë pjesë ditën e sotme në disa takime në qytetin e Vlorës ku ka prezantuar edhe kandidatët për deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim në këtë qytet.

Duke folur në një prej këtyre takimeve Meta ka theksuar se fuqia më e madhe e një kombi janë ëndrrat e të rinjve ndaj mbështetja ndaj tyre duhet të jetë e pandalshme.

“Ne duhet të kemi besim te të rinjtë dhe të rejat, te përgjegjshmëria e tyre te serioziteti i tyre dhe njëkohësisht duhet t’i japim krahë ëndrrave të tyre. Fuqia me e madhe e një kombi janë ëndrrat e të rinjve”, tha kryetari i Kuvendit, duke shtuar se janë  të rinjtë ata që  duhet të marrin në dorë bërjen e politikës  në Shqipëri.

“Ka vetëm një rrugë, që të rinjtë e të rejat e Shqipërisë ta marrin në dorë politikën dhe ta bëjnë në interesin e vendit, më tolerante më përfshirëse, më bashkëpunuese dhe më të mirë”, është shprehur Meta.

Ndërkohë edhe kryesuesi i listës së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Prof SHezai Rrokaj, ka deklaruar se rinia shqiptare meriton një politikë të mençur që hap perspektiva për zhvillimin e vendit dhe që krijon një të ardhme të sigurtë për të rinj në vendin e tyre.