Mustafaj: Skeçi me Besart Kallakun, si agjitacion e propagandë

1027

gjini 1Shumëkush mund të ketë qeshur me rolin e të penduarit që Besart Kallaku, aktori i “Portokalli” në Top Channel, i njohur si Gjini, mori përsipër të luajë për të ironizuar videon e Tom Doshit me rrëfimin e Durim Bamin. Jo të paktë kanë qenë ata që e kanë parë me shqetësim vënien në lojë të një çështje serioze, që ka tronditur politikën dhe opinionin publik, për të cilën drejtësia nuk ka folur ende dhe po kryen hetime intensive, duke marrë në pyetje edhe drejtuesit më të lartë të shtetit e qeverisë, çka tregon rëndësinë e saj. Shkrimtari dhe publicisti Besnik Mustafaj, në një shkrim kritik në gazetën Panorama mbi këtë inskenim, thotë se “shpreson sinqerisht që kanë qenë të paktë ata që kanë qeshur kësaj here me Gjinin e shkretë”. Arsyeja? “Fushatat propagandistike për të diskretituar dhe banalizuar kundërshtarin njihen vetëm në regjimet autoritariste dhe shoqërojnë sjelljen publike të politkanëve autoritaristë,” thotë ai.

Mustafaj flet për ngjashmëri të kësaj fushate propagandistike me agjitprop –in (agjitacionin dhe propagandën) komuniste, në të cilën ai thotë se janë përfshirë drejpërdrejtë si protagonistë krerët më të lartë politikë të shumicës parlamentare, si porositës të skeçit.

“Koha kur doli kjo video si dhe teksti i recituar nga aktori Besart Kallaku zbulojnë prapavijën e pastër politike të përçapjes. Përfshirja energjike e vetë Ilir Metës dhe Edi Ramës në shpërndarjen e saj, dhe dhe vazhdimi i inskenimit nga ana e Spartak Brahos me “killerin e penduar” në dekorin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda zbulojnë sheshit porositësit e skeçit.”

Mustafaj e lexon jo vetëm si dekurajim të kundështarit, por edhe të prokurorisë, vënien në lojë të provës ku Tom Doshi ka mbështetur akuzat e tij.

“Karikaturizmi i provës së Doshit nga ana e strukturës shtetërore Rama – Meta synon zhvlerësimin e kësaj prove në sytë e opinionit publik, rrjedhimisht shtyrjen e opinionit drjet dekurajimit të Prokurorisë, e cila po harxhonte kohë dhe nerva për një budallallëk”, shkruan ai.

 

mustafajShkrimtari rezervon edhe një këshillë për aktorin e “Portokalli”, teksa i kujton vijën ndarëse mes rolit të aktorëve të humorit dhe atij të gaztorëve të pallateve mbretërore.

“Sjelljet e politikanëve kanë qenë gjithnjë lëndë e begatë për artistët e humorit. Të paktën prej më shume se dy shekujsh kur Revolucioni Francez ia preu kokën mbretit, duke i dhënë kështu fund edhe profesionit të gaztorit të oborrit. Qysh nga ajo kohë, në vendet e lira, artistët e humorit kanë qëndruar përballë politikës, doemos jashtë oborrit të saj, për të ruajtur lirinë e tyre thumbuese, qoftë edhe duke paguar shtrenjtë”.

lapsi.al

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: