Ministri grek, Kotzias: Greqia zgjidhje paketë me Shqipërinë

392

sot-3ATHINË  –  Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka deklaruar se ka ndërmend t’i propozojë palës shqiptare një zgjidhje paketë për gjithë problemet në marrëdhëniet dypalëshe. Sipas tij, zgjidhja do të jetë realiste, shpresëdhënëse dhe në dobi të të dy popujve. Kotzias e ka bërë këtë deklaratë gjatë ligjëratës që mbajti në qendrën e studimeve europiane në Kolegjin Saint Antony’s College të Universitetit të Oksfordit. Një pjesë e mirë e ligjëratës me temë “Politika e jashtme greke në kohën e krizës”, u kushtohej marrëdhënieve të Greqisë me vendet fqinje. Marrëdhënie që mbartin jo pak problematika. “Me Shqipërinë në lidh një e kaluar e përbashkët e pasur, ëndërra dhe perspektiva të përbashkëta”, ka theksuar Kotzias dhe ka shtuar: “Ekzistojnë edhe shumë probleme nga e kaluara, por edhe për shkak të pikëpamjeve të një pjese të lidershipit të vendit fqinj, si mos zbatimi i atyre për të cilat është rënë dakord, kundërshtimi i zbatimit të dispozitave të së drejtës ndërkombëtare, të drejtat e minoritetit grek”. Kotzias ka vazhduar se “ne kemi predispozicionin t’i zgjidhim problemet dhe të kapërcejmë çdo vështirësi. Planifikojmë të propozojmë ditët e ardhshme një zgjidhje paketë për të gjitha problemet, që do të jetë realiste, shpresëdhënëse dhe në dobi të të dy popujve”. Sipas Kotzias, zgjidhja e propozuar do të jetë larg nacionalizmave të tipit ballkanik dhe sjelljeve me të cilat prodhohet më shumë histori nga sa mund të konsumojë rajoni. Kotzias planifikon të zhvillojë një turne rajonal në fund të këtij muaji, dhe një nga stacionet, siç ka thënë vetë, do të jetë edhe Tirana.dosja ne focus-1