Ndocaj: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë ngjarja më e rëndësishme e ditës

393

Ndoci per te drejtat e emigranteve

Ja cfarë thotë në focusnews.al, deputeti Ndocaj për jetën e tij në emigracion, vështirësitë që hasin emigrantët për të jetuar dhe punuar të ligjshëm.keqtrajtimet dhe dhunimet apo shfrytëzimet në konsullata që janë vetëm maja e ajzebergut …

 Para dhjetë vitesh erdha në Itali për të ndjekur studimet e larta. Sot, ndoshta ajo ditë mund të duket e largët, por situatat që kanë përjetuar shqiptarët jashtë nuk harrohen lehtë.

Mbaj, që ne studentët trajtoheshim, sikur të ishim klandestin, sikur të ishim qytetarët të kategorisë së dytë. Edhe pse kishim statusin e studentit nuk gëzonim asnjë privilegj nga institucionet shtetërorë italiane.

Zgjoheshim në 4 të mëngjesit për të zënë radhë në Questura për të bërë aplikimin për të rinovuar lejen e qëndrimit.  Një pjesë e mirë e jona kishin probleme me strehimin, shumica jonë kishin probleme serioze ekonomike. Në gjithë ciklin tonë universitar nuk e ndjemë kurrë mbështetjen e shtetit amë, të selive tona diplomatike. Pra, ne ishim të braktisurit e shekullit nëse mund të quhet kështu.

Po ashtu edhe të tjerët që kishin ardhur për të punuar apo për të jetuar nuk gëzonin kushte minimale. Plot shqiptarë kanë vdekur nëpër kantiere e një pjesë e mirë e tyre edhe pa kontratë pune.

Në mëndje më ka mbetur vdekja e shqiptarit nga Lura që e zuri poshtë skela e ndërtimit të Muzeut të Detit në Genova. Ishte një ditë me shi e zymtë dhe menjëherë në qytet u përhap lajmi se është rrëzuar skela dhe poshtë tonelatave të hekurave rënkon një i ri shqiptar.

Ai quhej Albert, i cili pas rënkimeve dhe vuajtjeve të gjata për orë të tëra dha shpirti. Ai si shumë të rinj të tjerë kishte ardhur në Itali për një jetë më të mirë, mbrapa kishte lënë varfërinë dhe po ashtu kishte planifikuar martesën e tij që nuk e realizojë kurrë.

Shteti shqiptar nuk u interesua kurrë për rastin në fjalë. Konsujt e Milanos që vinin për show në Genova sa herë ishte përkujtimorja e tij nuk bënë asgjë. Nuk bënë asnjë betejë ligjore dhe sot e asaj dite drejtësia nuk ka fituar.

Shumica e shqiptarëve jetonin pa asnjë lloj të drejte, me status klandestinë dhe selitë tona diplomatike nuk u interesuan kurrë për rastet në fjalë. Madje, flitet se edhe për rastet e vdekjeve Konsullata e Milano s’ka marr lekë për nullaosta.

Kjo është vetëm maja e ajsbergut të vuajtjeve të shqiptarëve në emigracion pa sjellë këtu eksperiencën e Greqi, ku mijëra të ri janë rrahur barbarisht në kufi, shumë janë dhunuar deri në vdekje nëpër polici e po aq janë zhdukur e institucionet e shtetit amë nuk janë dëgjuar kurrë me forcën që ju takon.

Po ju dëshmojë këto të vërteta për të treguar se si janë kanë jetuar shqiptarët jashtë në këtë periudhë të vështirë tranzicioni. Megjithatë, patriotizmi i tyre ka qenë gjithmonë maksimal. Ata, kurrë nuk kanë reshtur së dërguari të holla në Atdhe për familjet. Kështu, në këto vite të vështira tranzicioni emigrantët kanë qenë një motor i rëndësishëm i ekonomisë së Shqipërisë.

Organizimi i shqiptarëve ka qenë i dëshpëruar në shoqata, të cilat kanë pasur përfaqësim individual dhe i kanë shërbyer politikës shqiptare ose janë bërë palë e saj. Kjo ka ndodhur me shoqatat në Milano që kanë përfituar me pazare në bashkëpunim me Konsullatën dhe nuk kanë përfaqësuar asnjëherë komunitetin shqiptar. Këto pseudoshoqata, të themeluara e të mbushur me sekser e dallaveraxhi nuk mund të ishin ndryshe nga realiteti i shoqërisë civile në Shqipëri, e cila është e politizuar dhe i shërben politikës.

Në këto rrethana shpresa se ditë më të mira do të vinin për shqiptarët që jetojnë jashtë ishte e largët. Megjithatë, ajo fillojë me zgjedhjet e 2013, kur për herë të parë një emigrantë i suksesshëm si Eduart Ndocaj, vendos të përfshihet në politikë dhe të kontribuoj për emigrantët. Pak ishin ata që besonin se një emigrantë do të ulej një ditë në Parlament, por ja që ndodhi.  Sigurisht, një meritë të veçantë ka pikërisht Rama, i cili pranojë ta përfshirë Ndocaj në Parlament e po ashtu të bëj premtimin e tij të parë në takimin madhështor në Milano, për të bërë të mundur votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë. Pas shumë këmbënguljeve dhe falë edhe rrethanave z. Ndocaj para një viti bëri betimin e tij në Parlamentin shqiptar dhe menjëherë prioritet të tij të parë shpalli lobimin e realizimin e votës së shqiptarëve që jetojnë jashtë. Madje, për hir të votës së emigrantëve, Ndocaj para se të bëhej deputet pranojë të bëjë një marrëveshje me Nard Ndokën, kryetarin e PDK, me një kusht se ky i fundit do të lobonte në Parlament për Votën e Emigrantëve që nuk e bëri kurr.

Pra, Ndocaj edhe para se të bëhej deputet, për hir të drejtave të emigrantëve ka pranuar të bëj kompromise që në rrethana të tjera nuk do i kishte bërë kurrë. Me betimin e Ndocaj si deputet ndryshuan shumë gjëra dhe për herë të parë vota e emigrantëve hyri në fjalorin e përditshëm të punimeve të Kuvendit. Në të gjitha rastet që z. Ndocaj ka mbajtur diskutime, ka theksuar e ka kërkuar votën e emigrantëve. Falë insistimit të Ndocaj brenda maxhorancës e po ashtu edhe falë vullnetit të Ramës, Rucit dhe Ballës, vota e emigrantëve tashmë ka hyrë në rrugën e duhur institucionale. Z. Balla, në cilësinë e kryetarit.