Nënkryetar i Parlamentit Evropian z. Papadimoulis, SYRIZA: “Nuk duhet të sakrifikojë për Katsifa, ai ishte ekstremist”

466

Pas ish-ministrit te Jashtem Pangallos ka reaguar edhe deputeti Papadimoulis, duke theksuar se, Sistemi politik i Greqisë në momente të vështira tregon një hezitim dhe kujtim të një heroi, Historia dhe Zoti do t’i gjykojë ata!

“Deklarata e parë nga Edi Rama ishte e papërshtatshme dhe pa arsye,” tha Dimitris Papadimoulis, nënkryetar i Parlamentit Evropian dhe deputeti i SYRIZA, duke folur për radion Realfm 97.8 .

“Greqia si anëtari më i vjetër i familjes evropiane në Ballkan, dhe më i fuqishmi dhe më i pasur, duhet të jetë pionier në mënyrë që faktet e tilla të trishtuara të trajtohen me kujdes dhe seriozitet të duhur.Ajo që është tani e rëndësishme është të ulen tonet, të ndalohen të tjeret qe ngatrrojne kete teme politikisht nga politika që po luajnë në të dyja anët e kufirit, politikanët apo gazetarët dhe të sigurojnë pjesëmarrje aktive greke në sqarimin e kushteve nën të cilat Konstandini Katsifas u gjet i vdekur ” shtoi ai.

“Natyrisht ky njeri kishte pikëpamje ekstreme, me sa duket kishte kallashnikovin dhe qëlloi dhe të gjithë në Tiranë apo Athinë beson kundër dhunës kudo që ajo vjen nga dhe kundër luftës së armatosur për të arritur objektiva politike, nuk duhet të sakrifikojme njeri, që për ne është prioriteti i parë, dhe dua ti them shtetit grek dhe shoqërinë greke, dy gjëra: së pari për të sqaruar nëse Katsifas mund të neutralizohet pa u vrarë dhe e dyta nuk e shkaktojnë këtë ping pong dhe përkeqësimin e marrëdhënieve dhe të jetës së pakicës greke në Shqipëri, “tha ai.