Po me emigrantët ç’pate o kryeministër?

706

rama ne focus-2Urim GJATA  /  Po me emigrantët ç’pate or burrë, mirë që nuk i ndihmon, por edhe  i ngatërron. I përçave ata dhe shoqatat, i mashtrove, shkatërrove, i dhunove bashke me votën e tyre. Nuk u ngope?

Më në fund po ju hedh mbi shpinë dhe dështimin total të qeverise.

– Që je i pa burrë.

– Që ti dhe komisarët e tu “Rilindës” mashtruan emigrantët e shkretë duke ju grabitur voten. ,me një bilete vajtje – kthim.

I harruat mbasi morrët pushtetin. Të gjitha u kaluan. Por që t’ju vesh mbi supe dhe një barrë tjetër, vetëm një i pa burrë si puna e jote mund ta bëjë. Dhe mirë u ja bën. Pak e kanë.

E meritojnë dhe këtë poshtërsi nga ana e juaj.

Ata ju besuan dhe u keqpërdorën nga komisarët tuaj. U keqpërdorën dhe nga të tjerët para tyre dhe teje. E megjithatë ata dorën kurre nuk ja u shtrinë, lëmoshë nga ju nuk kërkuan, por vetëm të drejtat e tyre, të cilat kurrë nuk i fituan.

Ndersa ju ?…

Pabesisht dhe djallëzisht i akuzoni si shkaktarë të prishjes së imazhit tuaj. A thua ju ka mbetur gjë nga ai imazh i dalë boje, apo nga ajo ç’ka i mashtruat në fushatë. Ju paturpësisht mashtroni se emigrantët e Greqisë po mbushin azilet në Gjermani.

Ju paturpesisht gënjyet shqiptaret, tani po mundoheni të gënjeni Europën.

Paturpësisht, dështimet e qeveris, krimin, korrupsionin, kondrabandën, lidhjen tuaj me to, kërkoni ta mbuloni me gënjeshtra. Kërcënoni Europën qe po ju zbon, me fondamentalizmin islam në Shqipëri, kjo vetëm një mentalitet në mendjen tuaj te sëmure)

Paturpesisht Po vazhdoni tË luani komedinë e maskarait, shfrytëzuesit, abuzuesit me emigrantët e pa mbrojtur shqiptarë në Greqi.

Ku janë tani ata që ju vendosët për të mashtruar dhe marrë votën emigrantëve? Kush sponsorizojë? Ku janë dhe nga erdhën milionat e pista të fushatës suaj në Greqi.

Ku i ke komisaret, Gjeneral ?

Harrova!

Komisarët, Ti me në krye komisarin Veliaj, i shpërbleve. Dhe vazhdo. Vazhdo, shumë shpejt do vije koha e tyre. Do ikin me po votë. Mos harro, Ti dhe komisarët e tu, bota rrotullohet.

Ju i harruat. Thonjtë e pa prerë, duart e pa lara, shitjen e ikonave, fjetja nën ura. ( kjo është thënie F. Nanos) kur te gjeti në Paris dhe jo e imja. Por emigrantët dhe familjet e tyre nuk mund të harrojnë, ata dinë dhe do të dinë të reagojnë shumë-shumë shpejt, jo më nëpërmjet komisarëve dhe autopolanteve tuaj të prishur, por nëpërmjet zërit, votës, të ardhmes, fëmijeve, lirisë, dhe të drejtave të tyre të nëpërkëmbura çdo dite, nga ju, qeveria dhe parlamenti bolshevik.

Urim Gjata, ish oficer dogane, sot emigrant me azil në Suedi