Prezanton trajnerët e kombëtare U-19 dhe U-21

480

prezantimi ne focus-1

 

 

 

Redi Jupi do të jetë trajneri i ri i ekipit kombëtar U-21 dhe Arjan Bellai trajner i ekipit U-19. Sot paradite në sallën e konferencave të Federatës Shqiptare të Futbollit Sekretari i Përgjithshëm i këtij institucioni Ilir Shulku, bëri prezantimin e trajnerëve të sapoemëruar të kombëtareve U-21 dhe U-19. “Falenderoj fillimisht trajnerët paraardhës, për punën e lavdërueshme që kanë kryer në drejtimin e ekipeve të tyre. Dihet që Skënder Gega, është larguar për të drejtuar një ekip në Kuvajt, ndërsa Altin Lala, nuk do të jetë më trajner i U-19 dhe pjestar i stafit të ekipit kombëtar, sepse ka kërkuar të largohet për shkaqe personale. Sidoqoftë, një kampion si Lala është gjithmonë i mirëpritur, në stafet tona”,- deklaroi Shulku.

Më pas Sekretari i Përgjithshëm, prezantoi Redi Jupin, si drejtues të pankinës së 21-vjeçarëve të Shqipërisë dhe Arjan Bellain si drejtues të pankinës së ekipit U-19. “Kemi nisur punën menjëherë për të përgatitur dy ndeshjet e rradhës, kundër Izraelit dhe Portugalisë. Për fat, skuadrën e njoh sepse kam bëshkëpunuar me Skënderin. Them se do të jenë ndeshje të vështira, të cilat do të kërkojnë impenjim maksimal. Nuk do të bëjmë ndryshime të mëdha”-tha mes të tjerave trajneri Redi Jupi. Ndërsa Arjan Bellai falenderoi për besimin duke shtuar: “Sigurisht, që për skuadrën kam pak gjëra të reja për të thënë, për shkak se e njoh duke punuar së bashku me Altin Lalën. Do të bëjmë më të mirën, me kontigjentin e lojtarëve që kemi në dispozicion”-ka premtuar trajneri Arjan Bellai.

Ndihmës i trajnerit Redi Jupi tek 21-vjeçarët, do të jetë një prej emrave më të njohur të futbollit shqiptar në vitet 70-80, Vasillaq Zëri. Ndërsa ndihmësi trajnerit Arjan Bellai tek 19 vjeçarët, do të jetë trajneri një tjetër emër i madh i futbollit në vitet 80-90, Sulejman Demollari.