Eurostat: 177. 000 aplikime për azil në BE për tremujorin e tretë të vitit 2014

1094

azili ne focus-1

Numri i azilkërkuesve është rritur me gati 50% gjatë tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar. Në përgjithësi, numri i njerëzve që kërkojnë azil në BE në tremujorin e tretë të vitit 2014 arriti në 177. 000 kërkesa, baras kjo me  57. 800 më shumë se në tremujorin e njëjtë të vitit 2013. Në tremujorin e 3 të vitit 2014, Italia ka pasur 18,045 kërkesa për azil , një shifër shumë më e lartë (+ 129%) të kërkesave të regjistruara në të njëjtën gjysmën e parë të vitit 2013. Edhe pse Shqipëria është një vend demokratik dhe anëtare e NATO-s dhe kandidate e BE-së, çdo vit marrin azilin rreth 5.000 shqiptarë. Vetem për 9-të muajt e pare të 2014 në këto vende anëtare të BE-së fituan azil mbi 3.500 shqiptarë. Largimi për të marrë azil po bëhet më shqetësues në ditët e sotme, ku një numër i madh po largohet dita ditës…

Qytetarët e 146 vendeve kanë aplikuar për azil në Evropë në tremujorin e tretë të 2014. sirianë, afganë dhe eritrea ishin tre grupe ku numri i azilkërkuesve, ishte përkatësisht 40.500, 15.100 dhe 10.500

Vendet kryesore ishin Gjermania, Suedia, Italia, Franca dhe Britania e Madhe që kanë edhe numrin më të madh të azilkërkuesve në tremujorin e tretë të vitit 2014 (përkatësisht: Gjermania me 56.100, Suedia 28.200, Italia 18000, Franca 14.700 dhe Britania e Madhe 8. 900 kërkesa). Këto pesë shtetet anëtare të BE-së së mbajnë 70% të të gjithë azilkërkuesve në BE.

Disa vende – të cilët më parë kishin një numër të ulët tani kan një rritje të ndjeshme në tremujorin e tretë të vitit 2014 për nga numri i aplikantëve azil. Për shembull, në Danimarkë (7.100) të numrit të azilkërkuesve është katërfishuar, ndërsa në Hungari numri është në 8.700, Holanda 7.900 dhe Austri 7.800 Aplikantët për azil pothuajse janë dyfishuar në tremujorin e tretë të vitit 2014, në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2013. Vendimet mbi kërkesat për azil – Gjatë tremujorit të tretë të 2014, autoritetetetr kombëtare të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian kanë marrë 85,700 vendimet e shkallës së parë. Ku 48% e qytetarëve që kanë aplikuar për azil ka pasur një formë të mbrojtjes. Gjermania, Franca, Suedia, Italia,

Mbretëria e Bashkuar dhe Holanda kanë marrë numrin më të madh të vendimeve të shkallës së parë në tremujorin e tretë të vitit 2014 lidhur me dhënien e azilit, përkatësisht Gjermania 20.700, Suedia 16.200, Italia 9.800, Franca 9.400, dhe Britania e Madhe 8.100 . Shumica që kanë marrë azil janë nga vendet Siria me 17,400, Eritrea 5.000, Afganistan 4.700, Pakistani 3.700, Serbia 3.500) dhe Shqipëria 3.300. Azilkërkuesit në përgjithësi janë shumë të rinj, në një moshë 18 – 34 vjeç, më shumë se 84% të numrit të përgjithshëm janë meshkuj. Fëmijët zenë 6.7%.

 

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: