De Biasi; Kontrata ende në dilemë

Futboll Sporti

A do ta rinovojë kontratën me Federatën Shqiptare të Futbollit, trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi. Në konferencën për shtyp të dhënë përpara ndeshjes me Izraelin, pyetjes së bërë nga kryeredaktori i departamentit të lajmeve në RTSH, Pano Xhixho, ai është përgjigjur me nje jo. Ka qenë një jo e prerë që nuk linte shteg për diskutime. Por pas ndeshjes, fitorja e bukur e skuadrës së tij duket se ia ka ndryshuar mendjen trajnerit të kuqezinjve, teksa në mikrofonin e RTSH është përgjigjur sërish fjalëpak: “Do të takohemi pasneser dhe do të flasim”. Kontrata e trajnerit të kombëtares, Xhani De Biazi me FSHF, përfundon në Nëntor. Tashmë asgjë nuk është e sigurt nëse trajneri italian do të vazhdojë të qëndrojë në timonin e kuqezinjve apo aventura e tij me ta do mbyllet.