Raporti i ri tragjik : 59,456 vdekje dhe 1,122,320 raste në 190 vende

Bota

Pandemia deri më tani ka vrarë 59.456 njerëz në të gjithë botën, sipas agjencisë franceze, sipas burimeve zyrtare. Më shumë se 1,122,320 raste janë diagnostikuar në 190 vende dhe territore që prej fillimit të shpërthimit. Ndër këto raste, 211.600 konsiderohen të shëruara.

Italia, e cila regjistroi vdekjen e saj të parë nga sëmundja në fund të shkurtit, është vendi më i goditur nga 14,681 vdekje dhe 119.827 të infektuar dhe  19.758 persona janë shëruar.

Spanja me 11.744 vdekje dhe 124.736 raste, SHBA me 7,159 vdekje dhe 278,458 raste, Franca me 6.507 vdekje dhe 83.165 raste,  Britania me 3,605 vdekje dhe 38.168 raste.

Kina ka gjithsej 81.639 raste (19 raste të reja midis të Premtes dhe të Shtunës), 3,326 vdekje (4 të rinj) dhe 76.755 të mbijetuar.

Në numrin e rasteve, Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur me 278,458 raste të konfirmuara me 7.159 vdekje.

Evropë janë regjistruar 43.1146 vdekje dhe 603.778 raste deri më tani në orën 14.00, në SH.B.A. dhe Kanada 7.325 vdekje me 290.29 raste, në Azi 4,123 vdekje me 115.730 raste, në Lindjen e Mesme 3,612 vdekje me 70.731 raste. 885 vdekje nga Amerika Latine dhe Karaibe 885 me 2,7713 raste, në Afrikë 332 vdekje me 7,744 raste dhe në Oqeania 33 vdekje dhe 6.407 raste.