Vdiq Sulltani i Oman-it, qeverisi për 50 vjet

312

Oman shpall tre ditë zi kombëtare, ndërsa kushëriri i tij e pason atë

Sulltani i Oman Kabus bin Said, i cili ka qeverisur vendin për 50 vitet e fundit, vdiq të Premten në mbrëmje, njoftoi sot pallati mbretëror, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, pa dhënë asnjë lajm lidhur me shkakun e vdekjes.

79-vjeçari Sulltan Kabus ishte një nga udhëheqësit me jetë më të gjatë në Lindjen e Mesme, i cili e mbajti vendin e tij neutral në kriza të ndryshme në rajon. Ai mori pushtetin në 1970, pas një grusht shteti të përgjakshëm me ndihmën e Britanisë.

Oman ka shpallur tre ditë zi, me flamuj që fluturojnë në gjysmë për 40 ditë.

Haitam bin Tariq al-Sayed, një kushëri i sulltanit të ndjerë Kabus, është emëruar pasardhësi i tij, njoftoi sot qeveria e sulltanatit.

Haitam bin Tariq u emërua sot një sulltan i ri, pasi këshilli i lartë ushtarak i Omanit i bëri thirrje familjes mbretërore që të takohej dhe të zgjidhte një pasardhës.

Sulltani që vdiq nuk kishte fëmijë dhe nuk e kishte caktuar zyrtarisht një pasardhës.