Robert De Niro po ju shikon … “Qendroni në shtëpi”

Bota

Robert De Niro po ju shikon! Aktori 76-vjeçar bëri një video duke u bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi në mes të epidemisë së coronavirusit.

“Ne të gjithë duhet të qëndrojmë në shtëpi, ne duhet të ndalojmë përhapjen e këtij virusi, dhe mund ta bëjmë atë vetëm së bashku, jo vetëm për të mbrojtur veten, por për të mbrojtur të tjerët dhe të gjithë të moshuarit që duam”, thotë De Niro. në video. “Ju lutem.”

Guvernatori i New York, Andrew Cuomo ndau videon në Twitter me ndjekësit e tij, duke shkruar: “Robert De Niro po ju shikon”.