SKANDAL: Lindita Nikolla i paguan studimet jashtë vendit djalit të Mero Bazes

806

Një tjetër skandal është zbuluar në Ministrinë e Arsimit, gjatë kohës që ministre ishte Lindita Nikolla.

Ish-ministrja Nikolla, tashmë kandidate e PS-së në Lezhë, ditën e largimit nga detyra ka firmosur dokumente me efekte financiare prej 400 mijë eurosh. Në dokumentin e mëposhtëm do të shihni se si Nikolla ka firmosur për tu paguar studimet akademike jashtë vendit fëmijëve të prindërve socialistë.

Një prej fëmijëve që është financuar nga paratë e shtetit, është edhe djali i analistit dhe gazetarit Mero baze, i cili njihet si bashkëpuntor i ngushtë i Ramës. Mos vallë duhet të përjashtohen fëmijët e shtreses së varfër apo të emigrantëve që të studiojnë me burse nga shteti. Nëse ky veprim nuk përbën skandal atëhere si mund ta kuptojmë ndryshe? Por…

Ja denoncimi i plotë bashkë me dokumentin:

Dua të ndaj me ju një fakt tronditës se si janë tallur me lekët e popullit rilindasit dhe ndrikulla Lindita Nikolla, e cila ditën që është liruar nga detyra, 22 maj, ka firmos më shumë dokumente me efekte financiare, se sa ka pas bërë për 6 muaj rresht. Dokumenti i mëposhtëm tregon se si janë paguar për 1 vit akademik studimesh 4 fëmijë socialistësh me shumën që kalon 400 mijë euro. Emrat dhe shifrat flasin vetë, ndërkohë që sdua të komentoj se sa familje në nevojë mund të përfitonin nga kjo shumë në një vit.

Gjithashtu burimet nga Focus New transmentojnë se edhe një tjetër nga të afërmit e familjes se gazetarit dhe analistit Mero Baze ishte punësuar këshilltar ish- Ministrit të Punëve të Brendëshme z. Sajmir Tahiri.