Thirrja e OKB-së në Itali dhe Maltë për fatin e 629 emigranteve, ne bordin e anijes edhe 100 femije

117

Agjencia e OKB-së për Refugjatët sot i bëri thirrje autoriteteve të Maltës dhe Italisë që të lejojnë 629 emigrantë, duke përfshirë së paku 100 fëmijë, në bordin e e anijes Aquariusm e OJQ Mediterranee të zbresin si një çështje urgjente. Anija Aquarius prej ditesh mbetet në ujërat ndërkombëtare pas vendimit të ministrit të ri të brendshëm të Italisë për të ndaluar anijen që të ankorohen në një port italian. Njerëzit janë në vështirësi, furnizimet përfundojnë dhe kanë nevojë për ndihmë të shpejtë. Në një deklaratë të lëshuar në Gjenevë, i dërguari i posaçëm i UNESKO-s për Mesdheun Qendror, Venhan Koessel, do të duhet të adresohen më vonë çështje të gjera, të tilla si kush është përgjegjës dhe si mund të ndahen këto përgjegjësi midis shteteve.

Ministri i Brendshëm italian Mateo Salvini, nga ana e tij, përsëriti se vendi i tij nuk do të lejonte hyrjen në portet apo anijet e tjera që mbanin emigrantë dhe refugjatë.