Tirana -Partizani, nesër ora 19.00 në “Qemal Stafa”

494
tirana 55

Urime ekipit te Tiranës

Më në fund është vendosur që ndeshja Tirana- Partizani do të luhet ditën e premte në orën 19.00 në stadiumin “Qemal Stafa”. Derbi i shumëpritur mes dy ekipeve i ishte vendosur që të luhej ditën e Enjte, por u shty për shkak të protestës së opozitës, edhe pse më pare kjo ndeshje ishte përcaktuar më pare se opozita të vendoste ditën për protestën. Por ndeshja u shty pasi policia nuk merrte përsipër ndeshjen.  Konfirmohet nga policia dhe Federata Shqiptare e Futbollit që ndeshja do të zhvillohet të premten në orën 19.00. Policia është duke marrë masa, ndërkohë që tre orë para ndeshjes, forcat e policisë do të gjenden në stadium për të monitoruar situatën.