Shqiptari kërkon të blej klubin e futbollit PAS Janina

1084

janina brenda

Shqiptari kërkon të blej klubin e futbollit PAS Janina, sportdashësit na sjell fantazmat e çamëve, Një shqiptar nëpërmjet ish futbollistit të kësaj skuadre Andi Lila blen klubin e futbollit PAS Janina, por na sjell fantazmat e çamëve, duke sportadashësit vendas kanë reaguar duke mos e quajtur të drejtë këtë vendim, pasi shumë çështje kombëtare prej shumë dekadash mbeten akoma të paszgjidhura. Kështu ka publikuar në faqen e saj elektronike kool news, ditën e enjte ( 5 Mars të 2015). Çdo vit në të njëtën periudhë ekipi i futbollit Janina në këto vitet e fundit po kalon periudha të vështira ekonomike, edhe pse kjo skuadër ka në gjirin e saj futbollistë të mire. Pork y vit është i vështirë për këtë ekip. Presidenti i ekipit Z. Christovasilis përpiqet për të zgjidhur problemin e financës së skuadrës, kjo sigurisht mund të ndihmojë dhe biznesmenët shqiptarë që kanë shprehur interes për të investuar në skuadrën e Janinës. Investitori  Andi Lila, ish-lojtar i ekipit PAS Janina dhe aktualisht  lojtar i skuadrës Parma të Italisë, i cili di shumë mirë problemet që ekzistojnë në këtë skuadër, ka bërë kontaktet me presidentin e klubit grek Christovasilis për të mbyllur sa shpejt këtë marrëveshje pasi ka nevojë për të holla, por tifozët nuk duan në asnjë mënyrë këtë investim të bërë nga shqiptari, dhe kanë reaguar ashpër. Tifozët të dy për arsye të krenarisë kombëtare mund të apelojnë  me argumentin se, skuadra e Janinës nuk mund të bëhet pronë e njerëzve që kanë ardhur këtu (në Greqi) për të punuar si punëtorë si të varfër…

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: