Tragjedia: Përmbyset varka vdesin 58 emigrantë

73

Sot autoritet tunisiane kanë gjetur 38 trupa pa jetë të njerëzve jashtë Tunizisë, duke ngritur në 58 numrin e përgjithshëm të emigrantëve që u mbytën nga përmbysja e varkës në fundjavën e kaluar.

Më shumë se 80 emigrantë afrikanë ishin në bord dhe frika është se të gjithë u mbytën, në një nga tragjeditë më të këqija, nga përmbysja e një varke që mbante emigrantë në kohët moderne. Anija u përmbys pas largimit për në brigjet e Evropës nga Libia fqinjë.