UEFA Development Tournament, Shqipëria triumfon ndaj Taxhikistanit, Kosova mposht Estoninë

Futboll Sporti

Shqipëri-Taxhikistan ishte ndeshja e parë e ditës së sotme e cila u zhvillua në orën 12:00. Kuqezinjtë e vegjël të drejtuar nga trajneri Armand Dama kanë triumfuar me rezultatin 3-1. Ndeshja ka filluar me një dominim të lehtë nga skuadra jonë, por janë kapur në befasi nga kundërshtarët që kanë shënuar të parët me anë të Mansurdzhon në minutën e 10-të. Skuadra reagon dhe në minutën e 26-të gjejmë golin me anë të Vishajt që kthen në gol një penallti. Pjesa e parë mbyllet me barazimin 1-1. Fraksioni dytë nis me kuqezinjtë që kërkojnë fitoren dhe arrijnë të kalojnë në avantazh me anë të Gucit në minutën e 60-të. Në minutën e 70-të shënohet dhe goli tretë nga Xhixha për rezultatin final 3-1. Ditën e hënë, datë 23 Shtator, skuadra e trajnerit Dama do të luajë ndeshjen e tretë dhe të fundit të turneut kundër Kosovës.

Shqipëri: Kiri; Hasanago; Basha; Gjergji; Kurti; Hysa; Vishaj; Syla; Kaba; Xhixha; Salo.

Taxhikistan: Sunatullo, Ramzidin, Bilol, Mekhrubon, Abubkr, Dilovari, Mansurdzhon, Azizjon, Usmonjon, Amirkhon, Komron.

Kosovë-Estoni ishte ndeshja e dytë e ditës së sotme në këtë turne, me Dardanët dhe balltikët që kanë zbritur në fushën e lojës në orën 14:00. Pjesa e parë ka përfunduar me rezultatin 0-0, pavarsisht një dominimi të lehtë nga Kosova. Në pjesën e dytë vjen dhe shpërthimi nga Dardanët që shënojnë tre herë në harkun e 4 minutave, 70, 72 dhe 74 me Jasharin që shënoi të parin dhe më pas vulosi gjithçka dopieta e Krasniqit.

Kosova: Dobruna; Reqica; Thaqi, Bllaca; Mala; Zeka; Jashari; Krasniqi; Shahini; Xhaferri; Reqica.

Estonia: Pareiko; Bazkov; Cekredzi; Kait, Alteberg, Soo; Kari; Pajo; Raaper; Kond; Kolobov.