Zbrazi karrikatorët ndaj policisë shqiptare, RENEA ekzekuton ektremistin grek Kostandinos Kaçifa

130

RENEA ka ekzekutuar 35-vjeçarin grek Kostandinos Kaçifa I cili qëlloi ditën e sotme ndaj policisë shqiptare në Bularat gjatë kohës që po mbahej ceremonia për nderimin e ushtarëve të rënë grekë gjatë luftës dytë botërore.

RENEA pasi e ka lokalizuar në faqen e malit mbi depon e ujit të fshatit Bularat I ka bërë thirrje të hedhë armën dhe të dorëzohet, por shtetasi Kaçifa nuk i është përgjigjur thirrjes së herëpashershme të policise, por ka hapur zjarr me arme duke rrezikuar seriozisht jetën e efektiveve edhe për shkak të terrenit ku mundësia e mbrojtjes ishte e ulët. Kështu RENEA I është kundërpërgjigjur dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i vrarë 35-vjeçari Kostandin Kaçifa.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë më parë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Bularat ku shtetasi Kostandinos Kaçifa ka qëlluar me armë zjarri në ajër e më pas mbi Policinë ju informojmë se:

Forcat RENEA janë vënë në ndjekje të tij. Në faqen e malit mbi depon e ujit të fshatit Bularat, shtetasi Kostandinos Kaçifa është lokalizuar nga forcat speciale.

Forcat RENEA i kanë bërë thirrje të hedhë armën dhe të dorëzohet, por shtetasi Kaçifa nuk i është përgjigjur thirrjes së herëpashershme të policise, por ka hapur zjarr me arme duke rrezikuar seriozisht jetën e efektiveve edhe për shkak të terrenit ku mundësia e mbrojtjes ishte e ulët.

Forcat RENEA janë kundërpërgjigjur dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i varë shtetasi K. Kaçifa.

Në vendngjarje ka mberritur grupi hetimor ku vijojnë veprimet e tjera, nen drejtimin e Prokurorise. (B.H/Faxweb)