Akuzat për shit-blerje votash, Rama “shigjeton” Metën: Tregtari më i madh në Shqipëri është në “rrugën e Lirisë”

Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar sa i përket akuzave për shit-blerjen e votave.

I pyetur se pse i bënte thirrje Zef Hilës të mos bënte atë që bënte opozita për blerje votash në momentin kur zgjedhjet i fitoi PS, Rama tha se: “Tregtari më i madh i votave në Shqipëri është në “rrugën e Lirisë”, madje nëse do të gjenit një mënyrë të flisnit me peshqit e liqenit artificial jam i bindur se do t’iu thoshin se kush i bleu dhe pse i bleu votat.Të mos bëjmë tani humor sepse e dimë të vërtetën.

Këto historitë me hakera saqë nuk kam aspak në plan të komentoj. Është marrëzi.

Skam unë asnjë dëshirë asnjë gram energji për t’u marrë jo kush i bleu pse i bleu. Sondazhet nuk blihen sepse sot gjithkush mund të bëjë sondazhe. Unë nuk kam parë deri më sot që qysh nga viti 2007 nuk e kam para një sondazh që të nxjerrë ata përpara. Nëse kjo nuk mjafton unë nuk kam një mënyrë tjetër për të thënë “I’m sorry”.”

I pyetur për arrestimin e kryebashkiakut të Himarës, ndërkohë që Manja dhe Gjiknuri që do e bënte tërmet, janë të lirë, Rama tha se rastet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.

“Ky është silogjizëm ekstravagant sepse rastet nuk kanë asnjë lidhje me njëri tjetrin. Është tjetër të dalësh në një përgjim duke folur dhe tjetër që t’i përkth