Çmimet e naftës u rritën sot herët në mëngjes në tregjet aziatike, të mbështetur nga referenca në rënien e prodhimit në mesin e vendeve të OPEC-ut, pavarësisht dyshimeve që mbizotërojnë në mesin e investitorëve për pajtim me marrëveshjen përkatëse.
Çmimet e naftës të tipit Brent ishin në 56,09 $ për fuçi, me një rritje 8 cent, ndërsa çmimet e naftës së papërpunuar amerikane janë regjistruar në 53,11 $ për fuçi, me një rritje deri në 10 cent. Rritja e çmimeve të naftës është mbështetur edhe nga rritja rekord të regjistruar nga importet kineze e naftës në dhjetor për 8.56 milionë fuçi në ditë, ndërsa këto importet pritet të ketë prirje rritëse dhe në vitin 2017.