Puthja

Kryesore Letersi

Rudina MËRKURI Kur ndodh diçka e bukur, gjithçka zbret si ujëvarë nga flokët në rrahjet e shpeshta të zemrës. Këto Flutura përshkojnë çdo kulm njerzor, zbresin kodrinat shterp duke krijuar jehona të bukura mbi lisharshin e jetës. Dikur më pat thënë një mike e vjetër, se ti ke vesh të majtë për të kuptuar ishujt më gishtat shkumë që mundojnë shpirtin.

Nuk di pse mu kujtua puthja e asaj ditë. Po ecja në trotuarin e njomur nga vesa e sapo rënë, aty këtu lulet sapo kishin çelur nga një ngrohtësi e parakohshme e stinës. Flutura të verdha vërtiteshin mbi lulet e parkut ku po ecja e përgjumur. Më tërhoqi vëmendjen një plak i kërrusur që i zënë për dore më miken e tij i këndonte ëmbël pranë veshit. Mbi flokët e tij të bardhë binin petale lulesh nga një erë e lehtë që sapo kish filluar. Nuk di pse ai plak m’u duk si stina e marsit që këngën e kërkonte në qiell dhe puthjen te rrezja e diellit.

Sapo isha njohur më Fredin…në ato takime sporadike po mundohesha t’a njihja më mirë. Seç kishin sytë e tij, një shkëlqim, një dritë që buronte nga brendësia. Sa herë e shikoja për çudi zbuloja një enigma, një ndiesi, i kuptoja lulet e shpirtit, fjalët e heshtura që flinin brenda por zgjateshin nga drita e syve. Rinim shumë herë pa folur ,shiheshim në sy.

A thua enigma po zbulonte nektarin, gjurmët e fshehura. Pësoja një dridhje sa herë e shikoja, duart më dridheshin dhe fryma më mbahej në atë gulshin e padalë. Po afrohesha të stoli ynë, aty afër një trëndafili që vizitohej çdo ditë nga një trumcak i vogël. Sa herë ai largohej era e trëndafilit përhapej më shume, A thua po merrte jetë dhe mbushej më enërgji të reja.

Fredi ishte aty, më priste. E ndjeva se diçka po linde brenda meje, vetëm se ajo ndiesi tulatej, flinte, zgjohej sërish për të mos qenë vajza e ndrojtur.U kapëm lehtë nga duart dhe Fredi desh të më thoshte diçka rezë veshit, por fjalët humbën kontrollin, u trazuan më gjuhën e lagur dhe u shndruan në një puhizë të lehtë që era e përcolli më tutje.

Ne ecëm më gjatë dhe mijëra dehje u shpërndan në parkun më lulet erëmirë. Gjurmët tonë u fshinë, por u zëvendësuan më të tjerë hapa që u ulën në stolin tonë.

E sërish puthje. mijëra aroma dehëse..